OPINION

Sjellja e tifozëve në Skenderaj: Shembull që duhet të merret si model!

Arben Maliqi, ish- futbollist e tash profesor universitar në Fakultetin e Kulturës Fizike, ligjërues në lëndën Sociologjia e Sportit, ka çmuar lart sjelljen e tifozërisë në ndeshjen e volejbollit në Skenderaj ndërmjet KV Skenderajt dhe KV Drita, e cila u mbyll me rezultat 0:3 në dobi të ekipit bardh e kaltër nga Gjilani.

Pedagogut Maliqi pos lojës i ka bërë përshtypje edhe sjellja e publikut, që ishte për lakimi, shkruan kryelajmi.com

Dr.sc Arben Maliqi, në profilin e tij në facebok ka shkruar:

Këta janë fansat e vërtetë që e duan sportin! Këta janë dashamirët më të mëdhenj të sportit, që bëjnë tifozllëk për skuadrat e zemrës!

Skenderaj na dha një shembull unikal se si duhet të sillemi në një event apo spektakël!

Ju lumtë skenderajas!

Stop dhunës në sport! Stop sharjeve në kor!

T’i kthehemi familjarisht impianteve sportive!

You Might Also Like