Te ndryshme

Kush Ishte Kadri Zarbinca ?!

Vetëm tre  muajsh ishte, kur Kadri Zarbinca, me hallën e tij shpërngulet nga fshati Zarbincë për në Gjilan. Pikërisht ishte viti 1868. Fatkeqësisht kishte mbetur pa prind,  e halla e tij ishte përkujdesur tepër shumë.

Këtë fakt real, e bën të ditur, nipi tij, i cili e ka të njëjtin emër, Kadri Osmani, i cili kur rrëfen për veprimtarinë dhe jetën e gjyshit të tij, rrëqethet nga emocionet  që e kaplojnë.

Pra,  janë rreth 160 vjet, që  familja Osmani, me prejardhje nga Zarbinca, përkatësisht mëhalla e Baxhukëve  jetojnë në Gjilan.  Një nga familjet më të njohura dhe mw vjetra të këtij qyteti.

Zaten, nofka Kadri Zarbinca,  i ka mbetur pikërisht për shkak të prejardhjes nga ky fshat i Malësisë së Bujanocit.

Kadri Osmani kujton të thënat nga ish të parët e tij, se kur Kadri Zarbinca ishte shpërngulur  në Gjilan, ky qytet nuk kishte më shumë se 300 shtëpi. Ishin më shumë të koncentruar rreth qendrës së qytetit dhe nuk kishte distancë të madhe njëra mëhallë nga tjetra.

Dajallarët   e tij ishin në Shkup dhe merreshin me tregti, e ne veçanti me tekstil për qepje dhe shitje.

Kadri Zarbinca, e kishte mësuar fort mirë këtë zanat, meqë si i ri shkonte shpesh herë në vizitë te ta.

I frymëzuar dhe motivuar nga puna e leverdishme e dajallarëve të tij,  ai i rreket kësaj natyre të punës në Gjilan dhe për një kohë relativisht të shkurtër bëhet tregtari më i njohur në Anamoravë për tekstil.

Ishte shumë i aftë në këtë zeje dhe pasuria e tij tashmë kishte filluar të rritej, teksa kishte dy qerre të përhershme për tregti dhe 15 shërbëtore.

Kishte disa shtëpi në pronësi  në Gjilan, një lokal të madhe ër tregti me magazinë si dhe  një odë të përhershme  për mysafirë/tregtarë. Të gjithë e thërrisnin aga Kadri.

Gëzonte autoritet të lartë në Gjilan e rrethinë, ishte besnik dhe shumë i dashur e i afërt me njerëz.

Ndihmonte tepër shumë kategoritë skamnore. Nuk hezitonte të ndihmonte secilin që kishte nevojë ose i kërkonte ndihmë.

Nipi i tij, Kadriu, i cili njihet në Gjilan si Kadri moleri, këtë punë e kishte trashëguar nga i ati i tij, Abdylhamiti. Ai thotë se gjyshi i tij, Kadri Zarbinca, tregtinë më të madhe  në atë  kohë e  zhvillonte me tregtar italianë, përmes transportit  me kamionë nga Italia.

Nga familja e Kadri Zarbincës, ka mbetur një djalë dhe një vajzë në Gjilan.  Ajo e djalit të tij, Abdylhamitit  dhe vajzës Zymrytes, kurse  tre djem tjerë  të tij janë shpërngulur në Turqi dhe dy në Shkup.

Nuk dihet saktë, por thuhet se ai ka jetuar  diku 42-43 vjet.

Nipi Kadri Osmani, i cili me krenari të lartë mban emrin e gjyshit të tij, thotë se nga dita e parë që janë transferuar në Gjilan, familja e të parëve të tij, ka ndërruar 6 herë vendbanimet në qytet.

Po ashtu nipi i Kadri Zarbincës,  ka bërë  të ditur se toka, ku aktualisht gjendet stadiumi i qytetit,  një kohë ka qenë pronë e gjyshit të tij, e që  asokohe punohej dhe ishte e mbjellë  me misër. Më pas kjo tokë ka pësuar ndryshime edhe në kultura bujqësore, por edhe në pronësi. /Fehmi SYLEJMANI/

You Might Also Like