Te ndryshme

Ilmi Mustafa uron Gjermaninë: Rënia e murit të Berlinit është triumf i lirisë

Ilmi Mustafa uron Gjermaninë: Rënia e murit të Berlinit është triumf i lirisë

Afaristi i njohur në Gjermani, pronar i kompanisë “KRONI”, njëherit edhe anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan e Gjermani, ka uruar shtetin Gjerman në përvjetorin e thyerjes së murit të Berlinit, i cili kishte ndarë shtetin Gjerman për 28 vjet, dy muaj e 28 ditë.

Muri i Berlinit ishte ndërtuar me 13 gusht të vitit 1960, ndërsa mrekullia e rënies së këtij muri, siq quhet “Muri i Turpit”, ndodhi me 3 tetor 1989, e cila ishte një ngjarje historike dhe shumë e rëndësishme për shtetin e Gjermanisë.

Ky muri ndau shumë familje për shumë vite. Konsiderohet se rreth 5000 persona arritën të arratisën drejt Gjermanisë Perendimore duke u vrarë rreth 300 persona, ndërsa Berlini ishte ndarë në dysh në të cilën ishte krijuar një “perde e hekurt”, ku barierat e larta të betonit ishin 3 metra të larta e cila përshkonte gjithë Berlinin.


“Rënia e murit të Berlinit, është një nga ngjarjet më historike jo vetëm për Gjermaninë, por për mbarë Evropën dhe më gjerë. 3 Tetori është triumf i lirisë dhe demokracisë, përkundrejt komunizimit.
Sot shteti i Gjermanisë është njëra ndër fuqit më të mëdha ekonomike evropiane, është shtet-mik i shtetit të Kosoës, i cili na ndihmoi dhe na ndihmon në proceset tona demokratike duke qenë mirënjohës për jetë, andaj në këtë përvjetor shpreh urimet më të mira për shtetin mik, Gjermaninë”.

Sot, në shtetin e Gjermanisë me 3 tetor është festë kombëtare ku shënohet kjo ditë e rëndësishme e popullit Gjerman, ku për nderë të këtij momenti bien këmbanat e sirenat në shenjë të përkujtimit të kësaj dite historike.
Në mesazhin e shtetit Gjerman për 3 tetorin e 1989, thuhet – “Muret bien kur njerëzit nuk mund ti durojnë ato.

You Might Also Like