Gjilan

“Agimi i Lirisë” po vjen në Gjilan!

Shtatorja e re e heroit të Kombit Agim Ramadani – Katana, nën përcjellje ushtarake, është nisur nga Mitrovica për në Gjilan. Shtatorja e Agim pritet të mbërrijë në Gjilan rreth orës 14 e 15 minuta.

 

 

 

Në Ditën e Flamurit – 28 Nëntor, në këtë datë të shënuar të kombit shqiptar, edhe do të inaugurohet në qendër të Gjilanit, në sheshin që mban po ashtu emrin e këtij heroit.

Agimi është sinonim i lirisë. Agimi u flijua për të jetuar shqiptarët bashkë, të lirë e të barabartë, Agim Ramadani, nën Emblemën e UÇK-së, vulosi bashkimin kombëtar, më 1999 në Koshare. Beteja e Koshares, thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar, mbanë vulën e tij.

Tani, shtatorja e re po i vije Gjilanit, mu në qendër, kështu që sheshi me pamje të re do të jetë nderë dhe krenari jo vetëm për qytetin dhe qytetarët e saj, por edhe më gjerë.

Përndryshe, Shtatorja e re e Heroit të Kombit Agim Ramadani -KATANA është vepër e punuar nga skulptori i njohur Agon Qosa!

Pak biografi

Agim Ramadani Lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit me 3 maj 1964. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë Ushtarake – drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë, i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoi si emigrant politik, me që me fillimin e luftës në Kroaci, aj braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 u pranua si anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.

Në vitin 1998, ai iu përgjigj thirrjes së Atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan.

Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e tij. Ishte i pari që shkuli gurin e piramidës kufitare në Koshare.

Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, aj ra heroikisht – për të mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ – Katana. Llogaritet si një nga heronjtë ma të njohur të historisë së re shqiptare.

Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Lorinën.

You Might Also Like