Gjilanasit përballen me mitrovicasit
Dy ekipet nga Gjilani, Drita dhe Gjilani që në xhiron e parë të Superligës së Kosovës në Futboll do të përballen me ekipet mitrovicase Trepça dhe Trepça ’89.
Hasan Bajrami kalon te Drita
Hasan Bajrami, lojtar i deridjeshëm i KF Tërnoci ka kaluar në radhët e klubit gjilanas Drita nga Gjilani. Ky lojtar, që luan në rolin e mesfushorit ofanziv është vetëm njëri prej përforcimeve të shumta që ka bërë klubi gjilanas, i cili sivjet pritet të ketë një pamje krejt të re.
Një maqedonas në Dritë
Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani ka angazhuar edhe një lojtar të ri, kësaj radhe nga jashtë. Martin Blazhevski është përforcimi më i ri për mesfushën e Dritës. Ky lojtar 24- vjecar ka një përvojë të madhe, ngase më herët ka luajtur për ekipet maqedonase Rabotniqki, Matalurg, Vardar dhe Teteks dhe ka qenë pjesë e U-17, U-19, U-21 e Maqedonisë.
Drita po përgatitet në Ohër
Futbollistët e Dritës nga Gjilani po i zhvillojnë përgatitjet në Ohër të Maqedonisë. Ekipi bardh e kaltër nga Gjilani, që mbijetesën e siguroi vetëm pas ndeshjes së barazhit në ballfaqim me Flamurtarin, sivjet është riorganizuar dhe ka synim që të luaj rol me rëndësi në kampionat. Futbollistët po punojnë nën urdhërat e kryetrajnerit Sedat Pajaziti dhe ndihmësit të tij Afrim Shahini.
Në një njoftim nga faqja zyrtare e klubit thuhet se ekspedita e Dritës po qëndron në Hotelin „Belvedere“, kurse shumë shpejt pritet që ekipi të zhvillojë edhe ndeshje miqësore, me qëllim që sa më i përgatitur ta pres kampionatin.
Berat Ahmeti përforcimi më i ri i Gjilanit
Berat Ahmeti është përforcimi më i ri i Gjilanit. Klubi kuq e bardh ka arritur marrëvrshje me këtë futbollist të njohur, i cili deri para ardhjes në Gjilan kishte luajtur në kampionatin shqiptar, në Vllazni të Shkodrës.
Ky futbollist karrierën e kishte nisur në Prishtinë e ma pas kishte kaluar në kampionatin hungarez në ekipin Ujpest e më pas mesfushori ka kaluar në kampionatin shqiptar. Në KF Gjilani ai do ta gjej edhe vëllain e tij Azem Ahmeti.
Gjilani e Shkupi luajnë pa gola
Gjilani bindshëm në miqësore
Gjilani e ka përcjell me pesë gola Vllazninë e Pozharanit në një miqësore, e cila është zhvilluar këtë të mërkurë. Ndeshja është zhvilluar në fushën me bar artificial në Gjilan, kurse ka qenë përforcimi nga Portugalia Jorge Teixiera, i cili ka shënuar dy herë. Një gol ka shënuar edhe bashkëkombasi i tij portugez Xavier Espinosa, derisa në listën e realizatorëve u shënuan edhe Besart Morina dhe Gëzim Rusi.
Në kuadër të fazës përgatitore Gjilani do ta zhvilloj një ndeshje miqësore me ekipin Shkupi, e cila do të luhet të dielen me fillim në ora 16.
Gjimnastikë e akrobacione në nderim të mërgimtarëve
Pas dhjetëra aktiviteteve të organizuara në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve, mbrëmë në Gjilan është mbajtur aktiviteti sportiv gjimnastikë-akrobacione, të organizuar nga Njësia për Sport dhe nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri.
Ngjarjen e ka shpallur të hapur udhëheqësi i Njësisë për Sport, Malazog Hoxha, i cili ka thënë se ky aktivitet po mbahet për herë të parë në Gjilan në nderim të mërgimtarëve.
“Jam i nderuar që sot po ju drejtohem veçanërisht juve mërgimtarëve të cilët dhatë shumë për këtë vendin tonë. Aktiviteti i gjimnastikës dhe akrobacionit po realizohet për herë të parë në Gjilan dhe jam shumë i lumtur për këtë. Shpresoj do të kaloni mirë dhe do të kënaqeni me performancën e sotme të profesionistëve të kësaj lëmie”, ka thënë Hoxha.
Visar Rexhepi, boksieri më i mirë i turneut “Agim Rashiti”
Boksieri i ri gjilanas Visar Rexhepi është fitues i Turneut në Boks “Agim Rashiti”, i mbajtur në Gjilan, ku kanë marrë pjesë edhe boksierë nga vendet e rajonit dhe ato evropiane. Boksieri më me perspektivë u shpall Armend Xhoqaj, kurse tekniku më i mirë boksieri Anxhelo Merko Asanaj, ndërsa çifti më luftarak ishte ai i Violand Sylejmanit dhe Ondrej Schiler.