Sportet me dorë

DRITA REGJISTRON FITOREN E PARË, FORCA VAZHDON NË KËRKIM TË PIKËVE TË PARA!

Read More...

Futboll

Sadat Shahini asistent i Zekirija Ramadanit te SC Gjilani

Read More...

Futboll

Nuk gabon Drita, triumfon në Podujevë

“Intelektualët” e Ardian Nuhiut tregohen të saktë në Podujevë duke e mposhtur Llapin e Tahir Batatinës, një hap i madh drejt afrimit të kreut të tabelës. Pas një pjese të parë të ngadaltë, fitorja e tyre erdhi në pjesën e dytë.

Në minutën e 48-të, Vesel Limaj u tregua i saktë me goditjen e tij dhe mposhti portjerin Grote për ti dhënë epërsinë Dritës. Pas pak minutave, Bunjamin Emini i Llapit ia “fali” topin Liridon Balajt, i cili e dribloi edhe portjerin për të shënuar golin e dytë të Dritës.

Llapi nuk u dorëzua lehtë, qendërmbrojtësi Arbnor Aliu shënoi eurogol, goditje e cila nuk mund të bllokohej edhe nëse do ishin dy portjerë.

Zëvendësuesi Grezda nga kundërsulmet pati dy raste një kundër një me portjerin, njëra goditje ishte e butë për Groten e tjetra mbi portë. Edhe Limaj pati një rast të mirë, por këtë herë nuk u tregua i saktë.

Llapi, krosim pas krosimi, aksion pas aksionit, nuk arriti  të krijoj asnjë rast serioz dhe nuk  arriti të barazonte rezultatin në fund.

Kjo është fitorja e dytë rradhazi për Dritën në udhëtim pas fitores me rezultat minimal ndaj Ballkanit. Për Batatinën kjo ishte ndeshja e pestë pa fitore dhe bëhet kandidat shumë serioz për rënie nga liga.

Llapi 1:2 Drita

17.10.2026

Kryelajmi.com

Read More...

Futboll

Llapi luan me këta lojtarë

Read More...

Futboll

Formacioni zyrtar i FC Drita

Read More...

Futboll

Zekrijia Ramadani mbanë stërvitje me SC Gjilanin

Read More...

Futboll

ZYRTARE: Zeki është kuq e bardhë

Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të komunikoj arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zekirija Ramadani, i cili do të drejtoj skuadrën deri në vitin 2028.

Rikthimi i Ramadanit në Gjilan përfaqëson vazhdimësinë e një bashkëpunimi të njohur, duke pasur parasysh përvojën e tij të mëparshme në drejtimin e skuadrës kuqe e bardhë. Në edicionin 2022/23, nën drejtimin e tij, Gjilani siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane dhe arriti deri në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës.

Me pesë tituj kampioni të fituar me katër klube të ndryshme, Ramadani vjen me objektiva të qarta dhe ambicie të larta.

Sport Club Gjilani i uron mirëseardhje trajnerit Zekirija Ramadani dhe i dëshiron suksese në drejtimin e skuadrës, me bindjen se së bashku do të punojmë për ta çuar klubin drejt objektivave të përcaktuara.

Zyra për komunikim,
16 Tetor, 2026

Read More...

Futboll

Gjilani ndahet edhe me ndihmëstrajnerin Blerim Bunjaku

Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe gjithë komunitetin sportiv se ka përfunduar bashkëpunimi me Blerim Bunjakun, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e asistentit të parë në shtabin teknik të klubit.

Klubi e falënderon Blerim Bunjakun për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit, duke i uruar njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale dhe në sfidat e ardhshme.

Sport Club Gjilani i mbetet mirënjohës për punën dhe përkushtimin e treguar, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në vazhdim.

Zyra për komunikim,
16 Tetor, 2026

Read More...

Futboll

Besnik Krasniqi i FC Drita “Ylli i Javës” së nëntë

Read More...

Sportet me dorë

KV Drita(femrat) e shënon fitoren e tretë radhazi

Read More...