ARSIMI

U pensionua profesori Musa Rahimi

Pas shumë dekada në punën arsimore e edukative është pensionuar mësimdhënësi i historisë Musa Rahimi. Ai ishte një mësimdhënës i dalluar dhe i dashur ndër kolegë.

Ai ka punuar në disa shkolla fillore e të mesme, kurse pensionimi e gjeti si mësmidhënës në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Me rastin e pensionimit të mësimdhënësit Musah Rahimi, i cili dha kontribut të veçantë në edukimin e shumë brezave ndër vite, drejtori i shkollës  Sami Hoxha, në këtë ditë të veçantë për profesorin Musah, në emër të gjithë kolektivit të shkollës, e përgëzoi profesorin për gjithë angazhimin e tij në mësimdhënie gjatë tërë këtyre viteve sa ishte aktiv në arsim, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimimin e nxënësve. Nuk munguan asnjëherë as mirënjohjet plotësisht të merituara si një simbol i përkushtimit në mësimdhënie ndër vite e dekada nga ana e profesorit të nderuar, e të cilit i dëshirojmë të gëzojë shëndet e të presë edhe shumë vite të tjera në pension.

You Might Also Like