Komunikacion

Për një javë 33 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Gjilan, 16 prill 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 10.04.2026 – 16.04.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e tridhjetë e një (1931) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

· Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

· Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar tridhjetë e tri (33) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,

· Shqiptuar njëzet e nëntë (29) gjoba për përdorim të telefonit,

· Shqiptuar njëzet e pesë (25) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),

· Shqiptuar tetëdhjetë e një (81) gjoba pa regjistrim të automjetit

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e tre (43) ngasës.

Në kuadër të planifikimeve operative të Task forca e krijuar me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor nga njësitë policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan janë duke u zhvilluar kontrolle të shtuara në rrugët me fokus të veçantë kontrollet e motoçikletave, triçikletave, trotineteve.

Duke filluar nga 25 mars 2026 e deri me 16 prill 2026 janë identifikuar dhe tërhequr

· Janë konfiskuar njëqind e shtatë (107), gjoba përkatëse, për motoçikleta.

· Shqiptuar pa regjistrim të motoçikletës pa helmetë dhe pa leje përkatëse dyqind e dymbëdhjetë (212) gjoba, si dhe janë konfiskuar

· Janë konfiskuar njëqind e katërmbëdhjetë (114) trotinet dhe mjete tjerë me dy rrotë.

Policia e Kosovës do të vazhdoj me kontrolle të shtuara në trafikun rrugor për të gjitha mjetet pjesëmarrës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë, dhe parandalimin e aksidenteve.

You Might Also Like