Gjilan

Nisin punimet në ndërtimin e rreth rrotullimit në njërin ndër kryqëzimet më problematike

Kanë nisur punimet në ndërtimin e rrethit në kryqëzimin e rrugës transit në dalje të Gjilanit për Prishtinë, e cila krijonte vështirësi në lëvizjen e lirë të mjeteve.
Për të parë nga afër fillimin e punimeve, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin e zyrtarë të tjerë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se edhe një zotim po kthehet në projekt konkret.
Ai tregoi se kryqëzimi në magjistralen Gjilan-Prishtinë nuk do të jetë më pikë bllokimi.
“Pas përfundimit të procedurave administrative dhe lidhjes së kontratës, kemi nisur me intervenimet e para në terren”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se rreth rrotullimi i ri do të zgjidhë problemin e kolonave të përditshme, duke lehtësuar qarkullimin për të gjithë udhëtarët.
Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, tha se ky kryqëzim ka shkaktuar kolona të gjata të mjeteve dhe tashmë po i vije fundit dhe do të zgjidhet problemi.
“Problemet janë evituar, kontrata është nënshkruar dhe kemi nisur punimet dhe së shpejti do të kemi rreth rrotullimin”, tha drejtori Ibrahimi.

You Might Also Like