Drejtori për Arsim Jeton Rexhepi, ka prit koordinatorët e cilësisë në shkolla, ku u diskutua lidhur me të arriturat dhe ngecjet.
Sipas tij sigurimi i cilësisë paraqet një sistem gjithëpërfshirës në shkollat tona, i cili kontribuon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rezultateve arsimore.
Drejtori i Arsimit, shtoi se koordinatorët e cilësisë (KC), si bashkëpunëtorë profesionalë në shkolla, përveç detyrave të përcaktuara me akte nënligjore, luajnë një rol kyç në vlerësimin e brendshëm të shkollave (VBSH), si dhe në vlerësimin e performancës së mësimdhënësve (VPM), procese këto me rëndësi të veçantë për zhvillimin e shkollës.
Gjatë këtij takimi u diskutuan disa nga vështirësitë në realizimin e detyrave punuese, në veçanti në këto dy procese. Me këtë rast, Drejtori i DKA-së, z. Rexhepi, ofroi përkrahje dhe mbështetje të plotë institucionale dhe profesionale.
“DKA, mbetet e përkushtuar për të mbështetur dhe për të siguruar funksionimin sa më të mirë dhe profesional të të gjitha hallkave dhe shërbimeve profesionale në shkolla”, tha drejtori Jeton Rexhepi.





