Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit kolonel Sam Sargeant, komandant Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja.
Në takim është biseduar lidhur me situatën e sigurisë në Komunën e Gjilanit, e cila vlerësohet të jetë stabile.
“Në kuadër të bashkëpunimit institucional, zhvilluam një takim zyrtar me kolonelin Sam Sargeant, komandant i Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it. Bashkë diskutuam gjerësisht për situatën e përgjithshme të sigurisë në Gjilan dhe rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi të qetë për të gjithë qytetarët tanë”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i komunës, kolonelin Sargeant e ka informuar me prioritetet komunale, ndërsa rikonfirmuan gatishmërinë e përbashkët për të vazhduar këtë partneritet të shkëlqyeshëm në shërbim të stabilitetit rajonal.
“Kjo vizitë rikonfirmon angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të mbështetur sigurinë publike në komunën tone”, tha kryetari Alban Hyseni.




