Gjilan

Haziri: Beteja e Zhegocit, ditët e përkujtimit, dhimbjes e krenarisë!

27 vjet nga kryengritja e madhe për çlirim, ku ranë dëshmorët e parë, Pajazit Ahmeti – Paja e Alban Ajeti, gjaku i të cilëve bën dritë mbi lirinë e Kosovës.
Sot e kujtojmë me pietetet më të larta dhe kryengritësin e madh, Abdullah Tahirin, Nushin e Tefikun, sikurse edhe të gjithë heronjtë, dëshmorët e martirët e kombit.
Karadaku i Kosovës bashkoi burrat e gratë më të mirë të Anamoravës e Gollokut, kryengritësit që bënë histori, për të vazhduar përpjekjet me UÇPMB dhe UÇK në Juglindje e Pollog, për liri e barazi.
Kosova, atdhe për të gjithë. Lavdi e përjetshme!
Lutfi Haziri

You Might Also Like