Të shtunën, më 18 prill 2026, ora 12:00
në Bibliotekën e qytetit, “Fan S. Noli” në Gjilan
NË NDERIM TË JETËS DHE FIGURËS LETRARE TË SHERAFEDIN KADRIUT
Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubi “Beqir Musliu” , mban një takim letrar përkujtimor për shkrimtarin Sherafedin Kadriu, i cili ndërroi jetë më 8 prill 2026 në shtëpinë e tij në Gjilan, pas një sëmundje të rëndë disavjeçare.
Për jetën dhe veprimtarinë e tij krijuese dhe angazhimet tjera publike, do të shprehin nderime, vlerësime, deklamime e shpalim kujtimesh, krijues, studiues, miq e anëtarë të Ars Clubit “Beqir Musliu”, ku bashkëveproi, krijoi dhe dha një kontribut tejet të çmuar për vite e vite …
Përndryshe, Sherafedin Kadriu, la gjurmë të pashlyera, përveç në fushën e e letërsisë ( dy vepra me shkrime kritike e një me poezi), edhe në fushën e arkeeologjisë si dhe të trashëgimisë kulturore, materiale e shpirtërore të Gjilanit me rrethinë.
Takimit letrar përkujtimor i bashkëngjitet edhe Biblioteka e qytetit, “Fan S. Noli” si dhe Familja e shkrimtarit.
Mirëpresim gjithë artdashësit si dhe miqtë e shkrimtarit në kë veprimtari nderuese përkujtimore.
Ars Clubi “Beqir Musliu”




