Shkruan : Aziz Zuka
Anamorava dhe pjesa e sajë Karadaku, si edhe shumë Zona tjera të Kosovës dhe më gjerë me vite historikisht kanë dhënë emra të njohur patriotesh dhe atdhetarësh të cilët kanë bërë të pamundurën duke u angazhuar në veprimtaritë e tyre atdhetare dhe për çështjen kombëtare në veçanti duke luftuar dhe duke u angazhuar për çlirimin e Kosovës nga okupatori serbo-sllav dhe bashkimin kombëtarë.
Për këtë çështje dhe për këtë qëllim krah për krah kanë luftuar edhe patriot dhe atdhetar të cilët nuk janë pajtuar me okupimin e një sistemi sllavo-komunist, shumë të rinj nga komuna e Vitisë të cilët gjatë periudhës së viteve 1944 e deri në vitin 1951 pas luftës së Dytë Botërore dhe ardhjes së Sistemit komunist serbo-sllav u angazhuan në grupet Balliste të cilët luftonin këtë sistem duke u radhit në radhët e heronjve të kombit në këtë anë Hysen Terpezës, Hasan Ali-Remnikut etj.
E njeri nga këta atdhetar dhe luftëtarë për që nuk u dorëzua por luftoi me pushkë në dorë në mbrojtjen e atdheut dhe të trojeve etnike ku flitet shqip e që çuditërisht emri i tij është lënë në harresë dhe aktiviteti I tij gjatë kohës kur jetoi dhe veproi ai, është lenë në harresë /por jo edhe nga familjarët e ngushtë/ deri më tani, është patrioti dhe dëshmori Feta Misini -Luzha nga fshati Mogillë i cili u vra nga forcat çetnike sllavo-komuniste dhe okupatore para 74 viteve pikërisht më 22 Shkurt 1946 në vendin e quajtur “Vrella”” në kodrën mbi fshatin Shashare.
Po kush ishte dëshmori dhe luftëtarë e patrioti Feta Luzha?
Feta /Nuhi / Luzha nga Mogilla ishte djali më i ri Nuhiut dhe I njëjti I frymëzuar në frymën patriotike dhe atdhetare në familje së bashku edhe me disa banorë mogillas ishte pjesëmarrës I luftës në Preshevë në vitin 1943 në mbrojtjen e kufirit për të mos lënë depërtimin e forcave serbo-sllave të cilat më pas në vitin 1945 u instaluan në Kosovë.
Fetahu si 30 vjeçar duke mos u pajtuar me instalimin e këtij sistemi dhe me përuljen ndaj tyre, nuk u kthye në shtëpi por iu bashkëngjitë forcave balliste dhe si ballist u radhit në radhët e grupeve balliste të komandantit Hysen Terpeza dhe luftëtarit Hasan Ali-Remnikut që me te ishin nip dhe dajë dhe deri në vrasje qëndroi me te si luftëtarë.
Rrëfimet për jetën dhe veprën e personazhit tonë do ti shënojmë në vazhdim të këtij shkrimi.
Varri i dëshmorit vetmuar dhe pa emër tash e 74 vjet !!!
Sipas rrëfimit të mbesës së tij, Sherbete Bruti që në kohën kur ishte vrarë Fetahu më 22 Shkurt 1946 ,kishte 12 vjet, Fetahu tërë kohën më shumë se 3 vjet ka bredhë në male me shokë e për ditën kur është vrarë ajo thotë: “Më kujtohet si sot kur erdhi lajmi se është vrarë. Lajmin na e kumtoi “”Potrogjeli” /lajmtari / I pushtetit I cili tha se është vrarë Feta Luzha. Ishte ky një lajm I trishtueshëm për ne e trupin e tij e kanë marrë nga vendi ku është vrarë shkijet dhe e kanë pru në Mogillë dhe e kanë vendos në kodrën e ku ishte kisha e pastaj ia kanë dorzu Xhemes që ishte Kryeplak dhe e kanë vendos në një lendinë në afërsi të fshatit teksa flet ajo me emocione shprehet se pushteti I atëhershëm nuk e lejoi që ta varroset në varreza të fshatit por në një vend pronë e Shefkies së Xhemoviteve që e lëshoi për ta varros ku edhe sot është varri por me vetëm dy gur I shënjuar dhe pa emër.
Fetahu ka lënë vetëm një vajzë e ajo është Ajetja e moshës 74 vjeçe, por që u lindë 6 javë pas vrasjes së dëshmorit Fetah Luzha. Teksa rrëfen për atë kohë Ajetja thotë se ajo nuk ka ditë që është vajza e Fetahut por që këtë e ka marrë vesh kur I ka mbush 6 vjet kur I ka treguar nëna e saj se nuk është babai i saj Hamiti pra xhaxhai i saj por Fetahu.”Unë kurrë nuk e kam pa babën tim sepse kam lindur pas vrasjes së tij por jetoj dhe kam jetuar me mallin për te dhe të vetmin kujtim për te e kamë një fotografi të tij.
Një rrëfimi i nipit Bafti Arifi për dajën Fetah Nuhi Misini / Luzha/
“ Isha nxënës në Medrese ,,Alauddin” Prishtinë .Në vitin 1966 ,më ra në dorë romani “”TRADHTIA” nga shkrimtari Kapllan Resuli e që Ishte i ndaluar të lexohet nga pushteti serbo-komunistë. Romanin e lexova me shumë vëmendje se kisha dëgjuar në oda duke folur për disa luftëtar që su pajtuan me pushtin e instaluar ne Kosovë, populli ishte nda në dy taborë te asaj kohe … Duke lexuar romani mësova disa emra që përmenden në këtë vepër si Abdulla P.Hasan Remniku ,Hysen T. etj që i kisha dëgjua nga babai se si kanë luftuar kunder ushtrisë serbo- komuniste, në Kopilaq , te Guri i Zi etj Duke lexuar me del një emër që se kisha dëgjuar ne për neja (oda) ISLAM Mogilla, pas leximit të romanit, erdha në pushim veror dhe beja pyetje si ndodhi Lufta e Preshevë, rrëfefshin se kanë marr pjesë në këtë luftë më 10 shqiptarë edhe nga Mogilla,por emrat nuk i tregojshinë nga frika… Një ditë e pyeta nënën Razë,(motra e Fetahut)të me tregon për dajen Fetah nëna me tha çka po te vyen ,le … ju drejtova ,oj nënë e dashur e kam lexuar një libër nuk shkruan fare për dajën Fetah, po e përmend një Islam Mogilla, e askush prej burra e spo e njohin e tha: Fetahun na nuk e thirshem me Fetah ja lanë emrin Islam !,se kësi emri nuk kishte në Mogillë u dashke ndonjëhere me i qu bukë vëllaut Fetahut te mulliri i Islamit ,mulliri ishte në mes të Mogillës dhe Vërbovci.
Kur Ismailin ( djali i Razes nip i Fetahut) e ndalshin rrugë policet ,ushtaret apo bashkëpunëtoret e pushtetit kur e kanë pyet djali 15,16 vjeqar ku po e qon ketë bukē te mulliri i Islamit,e kujt poja qon kaq shumë bukë,djali u përgjigj per Islami për 2,3 ditë … Po ndërkohë u zbulua nga komshit se ballistëve po ju qojka bukën… udhëheqësit të asaj kohe si te hakmerren ndaj babai Ismaili ‘Hajriz Halit Arifi nga Mogilla ,e marrin dhe e dërgojnë djalin ushtarë në Vojvodinë në Serbobran…pas kontrollimit nga eprore ushtarak e pyesin sa vjeç je ka tregu 16 vjeçar,e lirojnë nga ushtria pas një muaj djali kthehet të familja…por bashkëpunëtoret e regjimit të atëhershëm nuk heshte po shkuan në ofiqarin e Vërbovcit dhe ja rriten vitet e moshës nga 16 vjeçare në 18 vjet e 7 muaj, pa dëshirën e familjes e qojnë përsëri ushtar në Slloveni në Postojnë, e pas disa muajve e dërgojnë në Vipovë tē Sllovenisë në vitin 1945 /46. E daja Feta vritet në shkurt v.1946 ,pas 5 muajve vjen një leter nga ushtria te prind e Ismailit “ po te njoftojmë mos pritni se nuk ju shkruan më letra se është i smuar e nuk ja kanë dhenë prindit letrën vetëm i ka rrëfyer me gojë e kanë kërkuar në organet e shteti të atyre viteve kurrë s’kemi marr përgjigje dhe llogaritet si ushtar i humbur nga ushtria sekrete nga Ozna dhe nga UDB Jugosllave.
Familjarët e dëshmorit ishin të detyruar nga pushteti jugosllav që të nderojnë mbiemrin nga Luzha në Misini
E Ahmet Misini-Luzha, thotë se me vite të tëra ishin diskriminuar nga pushteti në të gjitha aspektet si ne punësim dhe në mohimin e të drejtave të tjera e madje ishin të detyruar edhe të ndërrojnë mbiemrin nga Luzha në Misini pa vullnetin e tyre.
Për të ndriçuar fatin dhe veprimtarinë e këtij dëshmori I cili u vra si ballist dhe kundërshtar I pushtetit sllavo-komunist tani është angazhuar edhe nipi I kësaj familjeje Hamdi Hasani, veteran I UCK0së I cili është edhe iniciator për të quar nëë vend drejtësinë dhe ai së bashku me nipin tjetër Beqir Azemin dhe familjarët e tjerë kërkon nga institucionet komunale të Vitisë që eshtrat e dëshmorit Feta Luzha të zhvarrosën nga ky varr I vetmuar dhe pa emër të varrosën dhe të prehen në varrezat e dëshmorëve në Viti ose që të njëjtit ti ngritët një pllakë përkujtimore e denjë në respekt për këtë dëshmorë që dha jetën për liri për bashkim kombëtarë.