Viti

U shqyrtuan pasqyrat financiare janar- mars dhe nisma për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale

Në mbledhjen e tretë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit Komunal të Vitisë, e mbajtur sot, fillimisht u paraqitën disa shqetësime të qytetarëve si dhe çështje të tjera jashtë rendit të ditës, e më pas, komiteti vijoi punimet sipas rendit të ditës, ku u trajtuan këto pika: Pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–mars 2026. Në këtë pikë u bë e ditur se gjatë kësaj periudhe janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlerë prej 184,510.38 euro, ndërsa shkalla e inkasimit ka arritur në 14.25%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, të hyrat janë më të ulëta për 26,707.01 euro. Sa i përket shpenzimeve, buxheti i alokuar nga burimet financiare ka qenë 7,099,162.97 euro, ndërsa shpenzimet kanë arritur në 6,598,950.00 euro, me një shkallë ekzekutimi prej 92.95%. Gjithashtu u shqyrtuan edhe propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për nisjen e procedurave për themelimin e ndërmarrjes publike lokale në Komunën e Vitisë, si dhe propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për ndarjen e parcelës kadastrale të pronës komunale. Në këtë mbledhje, në rend dite u përfshinë edhe dy pika të reja, të cilat pritet të diskutohen në seancën e Kuvendit: propozim-vendim për transformimin e mjeteve buxhetore në programin buxhetor në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale, si dhe propozim-vendim për kthimin e mjeteve buxhetore në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale. Gjatë diskutimeve, anëtarët e komitetit dhanë vërejtje dhe sugjerime për çështjet e trajtuara, të cilat do të procedohen për shqyrtim në Kuvendin Komunal. Aziz Zuka

You Might Also Like