Në Viti
U shënua Dita Botërore e Librit me shpërndarje librash për shkollat fillore
Me rastin e Ditës Botërore të Librit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, përmes bibliotekës publike “Ramadan Musliu” dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, ka realizuar sot shpërndarjen e pakove me libra për të gjitha shkollat fillore të komunës së Vitisë.
Ky aktivitet synon të nxisë leximin dhe të forcojë kulturën e dijes tek nxënësit, duke pasuruar fondet bibliotekare në institucionet arsimore.Aziz Zuka
Me këtë rast, është shprehur mirënjohje e veçantë për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës për donacionin e çmuar të librave. Po ashtu, janë falënderuar udhëheqësja e bibliotekës dhe zyrtarët për përkushtimin e vazhdueshëm, si dhe Drejtoria Komunale e Arsimit dhe drejtorët e shkollave për bashkëpunimin korrekt dhe profesional.
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Viti, Valmir Sahiti, ka theksuar se mbështetja për nxënësit dhe të rinjtë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, përmes investimeve në dije, kulturë dhe zhvillim
Aziz Zuka





