Më 25 prill 2026, ora 12:00,
në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli”, në Gjilan,
në kuadër të veprimtarive letrare ” Shpalime pranë vere”
PËRUROHET LIBRI MË I RI POETIK I NEXHAT REXHËS:
“MES GURËSH PËRKUNDEN ËNDRRAT”
Kësaj të shtune, më 25 prill 2026, ora 12:00, në hapësirat e bibliotekës “Fan S. Noli” në Gjilan, në kuadër të veprimtarive letrare “Shpalime pranë vere”, përurohet libri më i ri poetik i Nexhat Rexhës, MES GURËSH PËRKUNDEN ËNDRRAT, botuar kohë më parë nga sh. b. “Faik Konica” të Prishtinës.
Botimi më i ri poetik i Nexhat Rexhës, MES GURËSH PËRKUNDEN ËNDRRAT që është mbështetur fianciarisht nga Komuna e Kamenicës, simbolikish shënon dhe 70 vjetorin e lindjes së këtij shkrimtari mjaft frytdhënës.
Për librin, përpos drejtuesi të Ars Clubit “Beqir Musliu”, shkrimtarit Sabit Rrustemi e botuesit Nazmi Rrahmani, do të flasin edhe drejtori për kulturë i komunës së Kamenicës, z. Afrim Dërvishi, redaktori i librit, prof. dr. Anton Nikë Berisha, do të paraqitet dhe një vështrim i studiuesit nga Saranda, timo MËrkurit dhe e studiuesit letrar, mr. Arsim Halilit. Natyrisht do të deklamohen dhe poezi nga libri..
Këtë veprimtari përuruese që mbështetet në organizim dhe nga vetë biblioteka “Fan S. Noli e Gjilnit, e drejton shkrimtarja Albinë Idrizi,
Ju mirëpresim !





