ARSIMI

Drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko” me fjalë prekëse për profesoreshën që u nda nga jeta Merrushe Ibrahimi

Drejtoresha e shkollës fillore “Thimi Mitko” Sevdije Sadiku ka shkruar se sot nuk kemi humb vetëm një mësimdhënëse, ne kemi humb një këshillë, një buzëqeshje, një sukses dhe një dorë që është zgjatë çdo herë kur ishim në nevojë .
Drejtoresha Sadiku shkroi se rrallë ndodhë kur nuk të mjaftojnë as 36 shkronjat e alfabetit që të pērshkruash dhembjen që ndjen kur një person largohet nga jeta jonë.
E sot, nuk na mjaftojne fjalët që tē përshkruajmë punën, dashurinë, respektin dhe mirësinë që kishte mësimdhënësja Merrushe për nxënësit dhe shkollën në përgjithësi.

You Might Also Like