ARSIMI

Një delegacion nga Iowa e ShBA-së ka vizituar UKZ-në

Rektori i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, Bajram Kosumi, me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim një delegacion të Iowa-së të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krye me Juline Albert.

Rektori Bajram Kosumi pasi u ka dëshiruar mirëseardhje delegacionit nga Iova, ka thënë se është i kënaqur me vizitën e tyre, derisa ka thënë se Kosova ka raporte shumë të mira me SHBA dhe falë ndihmës së shtetit tonë mik, SHBA-së, ne sot vazhdojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Po ashtu gjatë takimit, Rektori ka njoftuar mysafirët për punën e Universitetit që nga themelimi e deri më tani, për programet e studimit të cilat i ofron universiteti ‘’Kadri Zeka’’ , për bashkëpunimin ndërkombëtar, projektet dhe aktivitetet tjera të UKZ-së.

Rektori Kosumi ka theksuar se UKZ është e gatshme që të gjejë format më të përshtatshme të bashkëpunimit me institucionet arsimore të Iowa-s, me theks të veçantë mobili tetin e studentëve dhe profesorëve dhe zgjerimin e bashkëpunimit me universitetet e Iowa-s.

Delegacion nga Iowa e ShBA-së në krye me Juline Albert, zëvendës president e Western Iowa College, nga ana e tyre, shprehen gatishmërinë për të bashkëpunuar në realizmin e projekteve të përbashkëta dhe bartjen e përvojave më të mira nga universitetet e Iowa-s tek UKZ.

You Might Also Like