ARSIMI

Gjendja e arsimit në Kosovë

Ismajl Kurteshi, deputet

Sipas UNICEF-it, në vitin 2008 në Kosovë, analfabetë funksionalë kanë qenë -62% e qytetarëve, në vitin 2015 – 78%, kurse në vitin 2018 janë – 83%.

Për shkak të gjendjes së rënd në arsim, Kuvendi i Kosovës, me 19 janar 2017 e aprovoj rezolutën e iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përmes të cilës arsimi shpallet prioritet kombëtar.

Por tani dy vite pas rezolutës së Kuvendit dhe rekomandimeve nga shumë debate të organizuara nga MASHT-i, Komisioni Parlamentar i Arsimit dhe shoqëria civile, gjendja në arsim është po aq e rënd sa ka qen në kohën kur u miratua rezoluta.

Nga 12 pikat e rezolutës, pjesërisht është përmbushur pika e parë që kërkon rritjen e buxhetit, por rritja e buxhetit duhet të përcillet edhe me menaxhim të mirë të financave dhe organizim të mirë të punës por edhe mbikëqyrje mbi shpenzimet, punën dhe respektimin e ligjit.

Këtu po i prezantojmë disa shembuj të mënyrës së menaxhimit të buxhetit për arsim: 15 mësimdhënës të shkollës fillore “Mihal Grameno”, në Fushë Kosovë, të pranuar në marrëdhënie pune përmes konkursit të rregullt në verën e vitit 2017, ende nuk janë në listat e të ardhurave personale.

Drejtori i DKA-së së Kastriotit, këto ditë deklaroj se shumë koordinator të cilësisë të angazhuar nëpër shkolla nuk janë futë në listat e pagave, rrjedhimisht po punojnë pa pagesë.

Në anën tjetër përherë gjenden mjete financiare për udhëtime e trajnime të shtrenjta jashtë vendit të zyrtarëve të MASHT-it, si q ishte trajnimi n Budvë të Malit të Zi, që kushtoj rreth 30.000 euro.

Bazuar në një raport të NDI në vitin 2018 buxheti nuk është menaxhuar mirë për të ofruar arsim cilësor, ndërsa është kërkuar rritja e buxhetit për hulumtime në sektorin publik dhe atë privat.

Po ashtu është konstatuar se fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk i është ofruar arsimim cilësor.

Në raport po ashtu thuhet se shkallë e braktisjes së shkollës sidomos nga fëmijët romë dhe ashkalinj është e lart.

Raporti vë në spikamë se regjistrim i fëmijëve në nivelin parashkollor është i ulët.

Në të njëjtin dokument konstatohet mospërputhja e kurikulës së arsimit të lart me arsimin dhe aftësimin profesionale si dhe me nevojat e tregut të punës.

Në fund konstatohet se cilësia e arsimit në të gjitha nivelet është e ulët.

Vetëm rreth 5% e fëmijëve janë të përfshirë në qerdhe publike.

95.6% e fëmijëve janë të përfshirë në arsimin e obligueshëm.

84.5% janë të përfshirë në arsimin e mesëm të lart, 51% e tyre shkojnë në gjimnaze kurse 49% në shkolla Profesionale.

Në Finlandë: në gjimnaze regjistrohen 30%, kurse në shkolla profesionale 70%.

Në Kosovë në 100 mijë banor studimet i vijojnë 6669 studentë.

Në Evropë në 100 mijë banor janë 3987 student.

Analfabet që nuk din shkrim dhe lexim në Kosovë janë 5.4 %,

Analfabet funksional në vitin 2008 kanë qen -62%, në vitin 2015 – 78%, kurse në vitin 2018 janë – 83%.

Në testin e matematikës të organizuar nga Instituti “Atomi” nga 5366 nxënës Vetëm 55 i kanë plotësuar 65% të pyetjeve.

Një 15 vjeçar i Kosovës është 6 vite mbrapa një moshatari të tij nga Singapori.

…Buxheti i vitit 2019 është rrit 7%, (324 mil.) 4% janë rrit shpenzimet kapitale, kabinetit të ministrit i është rrit buxheti 33%, kurse për mallra dhe shërbime në krahasim me vitin 2018 buxheti është rrit 74%…

Në prezantimin e projektit, të financuar nga BE për “Ndikimin e procesit të akreditimit në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë”, ndër të tjerat është konstatuar se asnjeri nga universitetet rajonale publike, në momentin e akreditimit nuk i kanë plotësuar standardet e parapara për akreditim.

Sipas një studimi të MASHT-it, këto universitete edhe aktualisht nuk i përmbushin kriteret e parapara.

Sa i përket kolegjeve private gjendja është edhe më e rënd, ato shpesh pranojnë student në programe të pa akredituara, pranojnë student më shumë se ju lejohet, nuk i respektojnë afatet e regjistrimit, shpesh ndodh të mos i regjistrojnë studentët në librat e amzës, angazhojnë profesor të fushave në të cilat nuk kanë kompetenca ose që janë të angazhuar në shumë institucione të arsimit të lart, e kështu me radhë.

Kurse Agjencia Kosovare e Akreditimit ka deklaruar se nuk ka kapacitete të mjaftueshme për përcjelljen e punës së institucioneve të akredituara.

Kohëve të fundit, në shumë raste po angazhohen profesor të fushave jo adekuate në procesin mësimor edhe në IAL – të publike. Po ndodh që doktori i shkencave politike të angazhohet në lëndën e metodikes e ai i turizmit në ekonomi e kështu me radhë.

Me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim gjatë këtij viti janë organizuar:

Promovimi i fushatës për arsim më të mirë në Kosovë.

Tryeza kushtuar prioriteteve në arsim.

Debatin:” Rëndësia e organizimit dhe sfidat në edukimin parashkollor”

Debati:” Arsimi i Personave me Aftësi të Kufizuara”.

Prezantim i hulumtimit: Ndikimi i Akreditimit në Cilësi.

Analiza të garave e testeve të ndryshme.

Në këto dhe organizime të tjera në të cilat temë ka qen arsimi janë nxjerr përfundime me kërkesa konkrete drejtuar MASHT-it, Universiteteve, DKA-ve dhe institucioneve të tjera arsimore.

Me qëllim të ilustrimit të gjendjes aktuale në arsim do t’i përmendi edhe disa nga çështjet që dëshmojnë për gjendjen e arsimin në Kosovë.

Në Kosovë, numri i fëmijëve që pranohet në kopshtet publike është i vogël. Kopshtet private nuk kontrollohen nga askush.

Vitin shkollor e kanë filluar me vonës 13 shkolla për shkak të mos përfundimit të renovimeve. Mbi 100 nxënës të fshatin Abri të Komunës së Drenasit gjashtë javë nuk i kanë vijuar mësimet për shkak të transferimit në një shkollë tjetër.

Mësimi në tri ndërrime zhvillohet ende në disa shkolla të Kosovës, kurse mungesa e laboratorëve dhe mjeteve të tjera të punës është sëmundje kronike e shumë shkollave tona.

Aktivitetet e lira, mbledhjet me prind, mbledhjet me kujdestarët e klasave nuk organizohen nga të gjithë mësimdhënësit.

Ndikimi i politikës në shkollë dhe drejtorët pa kompetenca e pa kualifikim adekuat janë probleme që po ndikojnë shumë keq në mbarëvajtjen e mësimit.

Punësimet pa konkurse, bazuar në përkatësin partiake ose lidhje familjare nuk kanë fund.

Kurikula e re ka filluar të aplikohet me tekste të vjetra shkollore.

Tekstet shkollore ose nuk janë të përshtatshme ose mungojnë fare sidomos në arsimin profesional.

Tekstet shkollore të nxënësve të komunitetit serb, të importuara nga Serbia, janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, ato përveç tjerash mbjellin urrejtje nacionale, por askush nuk merret me to.

Askush në Kosovë nuk mund të jep shifra të sakta për numrin e nxënësve që e braktisin shkollën.

Përdorimi i lëndëve narkotike në shkolla është problem që nuk po trajtohet seriozisht nga askush.

,Ismajl Kurteshi, dhjetor 2018

You Might Also Like