ARSIMI

Gagica: Mësimi në shkolla mbahet normalisht

Drejtori i DKA-së, në Gjilan, Nazim Gagica, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se nesër në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit do të mbahet mësim.

Ai ka thënë se nuk do të ketë ndërprerje të mësimit siç kishin njoftuar, se që nga nesër nuk do të ketë mësim, dhe do të ndërprehet procesi mësimor për një kohë të pacaktuar, për shkak të dyshimeve të epidemis “ Koronavirus “, e cila është përhapur në gjithë botën.

Postimi i plotë:

Nesër mbahet mësim…

Njoftohen drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se nesër mbahet mësim në të gjitha shkollat e komunës së Gjilanit.

You Might Also Like