Ramadan Mehmeti
(Prozë poetike)
Nuk kam vdekur, e Atdheu im krenohet me ashtin tim të kalbur në netët e vona të historisë sime të vonuar. Edhe sa do të vazhdojë udhëtimi im, sa do të zgjatet dora e dridhshme, për ta dirigjuar atë këngën e hershme “Moj e bukura More”, pyeste e panjohura e etur, e ndjekur nga e gjakosura dhembje.
Kam mbetur vetëm një copë mishi, në një lëndinë të djegur, ku as një fije bari nuk ka. Rri i ngrysur, duke puthur baltën e dashur. Po shoh se si netët e vona po sjellin gjëmën e madhe, pranë muzgut të mplakur.
Atdhe, unë po ta dëgjoj gjëmën tënde nëpër rrudhat e historisë, e ti s’bëzan… Besoj se mbahesh me shpresa ardhmërie, në luftë me Bajlozin e Zi.





