Libri

REXHEP QOSJA ISHTE FITUES I ÇMIMIT LETRAR “BEQIR MUSLIU NË VITIN 2012

Për këdo që mund t’ketë harruar …

REXHEP QOSJA ISHTE FITUES I ÇMIMIT LETRAR “BEQIR MUSLIU NË VITIN 2012

Jemi sot këtu për të nderuar Beqir Musliun tonë, në 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar dhe jemi këtu për të nderuar rilindësin e fundit, mendjen më të thellë kritike shqiptare në këto dekada, fituesin e sivjetmë të çmimit letrar “Beqir Musliun”, profesor Rexhep Qosja, kishte thënë Tahir Arifi, duke folur në emër të Ars Clubit “Beqir Musliu”.

Ndërsa akademik Rexhep Qosja tha se ndihem i nderuar dhe i privilegjuar që marrë këtë shpërblim që mban ermin e një krijuesi të madh e të veçantë siç është Beqir Musliu.

Për Beqir Musliun kam shkruar qysh në vitet 1967, në revistën “Jeta e Re”, sepse vërejta që në shkrimet e tij të para se kishte diçka interesante, diçka që dallonte nga të tjerët, siç ishin “Bukuria e zezë”, “Lulëkuqet e gjakut” e “Rimat e shqetësuara”, që shqetësuan edhe mendjen time.

Duke i parë këto vlera tek Beqir Musliu, unë e kam futur atë edhe në antologjinë e poezisë shqipe, në mesin e 31 poetëve të tjerë, krahas Esad Mekulit, Enver Gjerqekut, Azem Shkrelin, Din Mehmetin e të tjerëve, edhe pse Beqa asokohe kishte vetëm 25 vjet.

“Për mua, Beqir Musliu është krijues i gjithanshëm dhe figurë me dhunti të gjerë”, tha Qosja, duke nënvizuar se për këtë arsye ndihet edhe më i privilegjuar që merr çmimin me emrin e tij.

Liria e një populli, më së pari krijohet në krijimtarinë e tij shpirtërore.

Kështu ka ndodhur edhe në Kosovë, ku ne më së pari Kosovën e kemi bërë të lirë dhe të pavarur në krijimtarinë tonë, në poezi, në prozë, në shfaqje, në këngët e Dervish Shaqës e të këngëtarëve tjerë popullorë, në poezinë e Beqir Musliut dhe të poetëve tjerë.

Qosja kishte nënvizuar se Gjilani është shembull në Kosovë se si një qytet duhet të sillet ndaj krijimtarisë shpirtërore të popullit të vet.

/Mediafokus/

You Might Also Like