ARSIMI

Kirurgu Kushtrim Qerimi mbajti ligjëratë në SHMU “Mulla Idriz Gjilani”

Ligjëratë vetëdijësuese në shkollën tonë,
nga kirurgu gjilanas, z.Kushtrim Qerimi, i cili e la Gjermaninë, e bashkë me të, lluksin dhe komoditetin e jetës, për t’u kthyer e për të shërbyer në vendlindje, Kosovë.

Sot patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim në shkollën tonë kirurgun e njohur, z. Kushtrim Qerimi, i cili mbajti një ligjëratë frymëzuese para nxënësve tanë.
Përmes përvojës së tij profesionale dhe jetësore, ai ndau me nxënësit mesazhe të rëndësishme për përkushtimin, punën e palodhshme dhe rëndësinë e arsimimit në arritjen e suksesit.

Drejtori i shkollës, vlerësoj lartë vendimin e tij për t’u kthyer dhe kontribuar në vendin e tij, dhe shtoj se, ky gjest shërben si shembull i fuqishëm për brezat e rinj.

Kurse, nxënësit patën mundësinë të bashkëbisedojnë, të shtrojnë pyetje dhe të marrin këshilla të vlefshme për rrugëtimin e tyre në të ardhmen.

Në fund në shenjë falënderimi, shkolla ndau morënjohje dhe një pikturë të punuar nga nxënësit, për z.Qerimin për kohën, përkushtimin dhe motivimin që u dha nxënësve!

Prill 2026
Velekincë

You Might Also Like