Gjilan, 24 prill 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 17.04.2026 – 23.04.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e tetëqind e njëzet e tetë (1828) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i pesë (5) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar dyzet e ty (42) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
· Shqiptuar shtatëmbëdhjetë (17) gjoba për përdorim të telefonit,
· Shqiptuar njëzet e një (21) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e tetë (38) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit uleni shpejtësinë. Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë. Respektoni rregullat e trafikut, mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe tregoni kujdes ndaj këmbësorëve, respektoni sinjalistikën dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!





