Përfundon turneu i veteranëve me Gjilanin fitues dhe Shqiponjën në podium 🏅
Ka përfunduar turneu një ditor i veteranëve i organizuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit, me ç’rast mysafir ishte e ftuar edhe ekipi i Lausanne Sport. Ardhja e tyre u mundësua nga Shefki Hyseni, me ç’rast i falenderua për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për këtë turnez.
Ndeshjet u zhvilluan me sistem pikësh, me ç’rast gjithë skuadrat u ndeshën mes vete.
Ekipi i veteranëve të Gjilanit doli fitues dhe njëherit morën epitetin e ekipit kampion.
Ndërkohë, në vendin e dytë përfundoi ekipi i veteranëve të Shqiponjës nga Vitia.
Për skuadrat tjera u ndanë mirënjohje për pjesëmarrjen dhe masivizimin e lojës së futbollit në kategorinë e veteranëve.
LRF Gjilan falenderon gjithë akterët pjesëmarrës dhe synon që edhe në të ardhmen të organizoj evente të tilla.




