Në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicër, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, ku u mirëprit përzemërsisht nga Konsulli Vigan Berisha.
Gjatë kësaj vizite, Kryetari Haliti vlerësoi kontributin e çmuar të Konsullit Berisha në shërbim të bashkatdhetarëve dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet diasporës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ai mori pjesë edhe në promovimin e veprave të autorit Hajrush Redenica-Kika, duke përgëzuar autorin për kontributin në fushën e letërsisë dhe promovimin e vlerave kulturore shqiptare.
Kryetari Haliti po vazhdon takimet në Zvicër, duke dëshmuar përkushtimin e tij për të qenë pranë mërgatës sonë, si një pjesë e rëndësishme e zhvillimit dhe identitetit kombëtar.




