Shkruan : Ismet Rashiti
« Liria nuk është larg. Sot ose nesër ajo do vjen »! Kështu thoshte atdhetari dhe luftetari sypatrembur, dëshmori i kombit shqiptar, Nijazi Osmani. Kjo u bë realitet, falë luftës heroike të UÇK-së, djemëve dhe vajzave më të mirë të cilët, i dhanë fund robërisë shekullore. Njëri nga patriotët dhe luftetarët më të përkushtuar, padyshim se është dëshmori, Nijazi Osmani, gjaku i të cilët, sot e gjithëmonë do të qëndroi i freskët në themelet e lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Është nderë dhe përgjegjësi e institucioneve arsimore të Gjilanit që SHF « Afërdita » në Kishnapole, ku ka punuar për një dekadë dëshmori, Nijazi Osmani » t’a merrë emrin e këti luftetari të madhë !
Në janarin e vështirë të motit 1964, kur Kosovën e kishte pllakosur errësira, skamja dhe shtypja kombëtare, në fshatin Gadish të Gjilanit, lindi një dritë shprese për një të ardhme më të mirë. Mes kreshtash të këti fshati të lashtë njëshekullor, lindë, Nijazi Osmani nga babai Mustafa dhe nëna Shehride. Jeta e vështirë ekonomike, lufta për ekzistencë dhe plagët e rënda që kishin marrë gadishasit ndër vite nga pushtuesit, përcilleshin si amanet brez pas brezi. Ato ruheshin e kujtoheshin në odat e kësaj ane të cilat në kohë të lashta, ishin bërë shkollë, shtëpi kulture dhe universitet. Në këto oda, mori frymëzimet e para edhe Nijazi Osmani, ky djalë i zgjuar, trim, human e arsimdshës në malësinë e kësaj ane.
Pas mbarimit të shkollës fillore dhe të mesme, Nijaziu ka kryer Shkollën e Lartë Pedagogjike « Bajram Curri « , në Gjakovë në drejtimin Histori-Gjeografi.
Shpirti i tij human e bëmirës si atdhetarë i flaktë, kishte bërë që Nijaziu gjatë viteve 90-ta të angazhohet vullnetarisht në shoqatën, « Nënë Tereze », e pastaj edhe në Këshillin për Pajtim, për të vazhduar pastaj me vrull rinorë në përkrahjen e grevave të minatorëve të Trepçës. Gjatë kësaj kohe të rëndë, me plotë të papritura, Nijazi Osmani ishte vënë në shënjestër të shtetit serb, i cili ndiqte këmba-këmbës çdo lëvizje të atdhetarëve shqiptarë.
Në tetor të vitit 1988, Nijazi Osmani angazhohet me mish e me shpirtë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku me përgjegjësi të plotë, e guxim të rrallë prej patrioti të devotshëm, kreu misionin e tij jetësor, duke pranuar, regjistruar dhe transferuar ushtarët nga zona të ndryshme në shtabin e UÇK-së në Zhegoc. Ky angazhim i madh i Nijazi Osmanit, përcillej nga forca të mëdha policore dhe ushtarake serbe të cilat nuk lenin guri pa lëvizur për shpartallimin e njësiteve të UÇK-së të cilat ishin bërë një digë e pathyeshme. Ndërkaq shtëpia e Nijazi Osmanit, me kohë ishte shëndrruar në bazë të UÇK-së, ku hynin e dilnin ushtarë, grumbullohej e shpërndahej armatimi për t’i bërë ballë forcave okupatore serbe të cilat kishin filluar të shkatrronin çdo gjë shqiptare.
« Më 15 prill të vitit 1999, forcat serbe organizuan ofenzivën më të madhe në disa fshatra të komunës së Gjilanit. Në këto momente të rënda, Nijazi Osmani, i ngarkuar nga shtabi merrej me të rinjtë e kësaj zone, i këshillonte dhe i mobilizonte për t’mos rënë në durtë e agresorit serb. Në këto rrethana të vështira lufte dhe në ballafaqim me bishat e tërbuara serbe, Njazi Osmani, pasi maltretohet nga zëvendëskomandati serb, Miodrag Aleksiq me ushtarët e tij, në mesditën e datës 15 prill 1999, ekzekutohet në vendin e quajtur Stupi të fshatit Gadish », thot pas ka shumë vitesh, bashkëshortja dhe bashkëveprimtarja, Heteme Osmani.
Këtë lajm të rëndë, familja Osmani, e mori nga vëllau i Nijaziut, Hamdi Osmani. Ishte kjo një humbje e madhe për familjen dhe për luftën çlirimtare. « Këtë moment kurrë nuk mundem ta harroj. Ajo që më bënë të fortë dhe gjithnjë të ndihem krenare është vepra atdhetare, heroizmi dhe guximi i Nijaziut. Aktualisht e vazhdoj jetën me dy fëmijët e lënë të vegjël, Ardianin dhe Arbëreshën », thot Hetemja zemërfortë e krenare që pat një bashkëshort të tillë.
Dëshmori i lirisë, Nijazi Osmani, menjëherë pas rënies është varrosur në Kodrën e Stupit nga vëllau i madh, Hamdiu, ndërkaq pas përfundimit të luftës është bërë rivarrimi në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan, ku sot e gjithëmonë do të prehen të paharruar asnjëherë eshtrat e dëshmorëve. Aty për çdo përvjetor gjilanasit, me respekt e pietet të madh nderojnë veprën e pavdekshme të dëshmorëve që ranë në moshën më të mirë për çlirimin dhe lirinë e këti vendi. Ndërkaq në vendin e vrasjes qëndron Lapidari i ngritur nga vëllezrit dhe djali i dëshmorit, Nijazi Osmani, si vend ku rrezaton liri, guxim e atdhedashuri gjeneratë pas gjenerate.
Dëshmori, Nijazi Osmani pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijët. Ardiani, i cili në momentin e vrasjes së dëshmorit ishte pesë vjeçarë, ndërkaq vajza, Arbëresha tre vjeçare. Dy fëmijët dhe bashkshortja, Hetemja sikurse edhe e gjithë familja Osmani, ndihen krenar me veprën patriotike të babait, bashkshortit, vëllaut dhe djalit të dashur, Nijaziut, i cili me gjakun e tij, u vendos në themel të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Sot Ardiani është rritur dhe ka mbaruar shkollën e mesme teknike dhe vazhdon studimet në Universitetin e Gjilanit në drejtimin Menaxhment-Informatikë, ndërkaq Arbëresha pas mbarimit të shkollës së mesme të mjekësisë, vazhdon studimet në Fakultetin Juridik pran Universitetit të Gjilanit.
«Jeta pa Nijaziun ka qenë jashtëzakonisht e vështirë, ka qenë një sfidë e madhe. Mirëpo, amaneti dhe vepra e tij, sot e asaj dite na japin forcë dhe motiv për të ardhmën. Gjithnjë pranë fëmijëve, pa harruar asnjëherë familjen e Nijaziut, e cila më ka përkrahur e mbështetur në çdo moment », shprehet me shumë mirënjohje bashkëshortja e dëshmorit, Hetemja, duke falenderuar të gjithë ata që i qëndruan pran në momentet më të vëshira.
Në çdo moment dhe ngado që ka shkuar gjatë këtyre viteve të gjata, plotë dhembje e krenari, Hetemen e kanë përcjellur mbrapa porostë e Nijaziut : « Liria nuk është larg. Sot ose nesër do të vjen patjetër, por për një ditë të tillë lypset punë, safrikica dhe gjak. Prandaj është obligim yni që ti dalim në mbrojtje Atdheut tonë para sunduesit serb. Patjetër duhet ta çlirojmë Kosovën tonë në mënyë që ata të cilët mbeten gjallë dhe brezat që vinë të jetojnë të lirë e me dinjitet në tokat tona të lashta sa vet kjo botë », kujton, Hetemja këto porosi të cilat edhe në momentet më të rënda të jetës, i dhanë forcë e zemër për t’u përballur me çdo sfidë. Hetemja shpreson që shteti i Kosovës, në themelin e të cilit bënë dritë gjaku i dëshmorëve, të përparon e të zhvillohet në të gjitha fushat e jetës. Të jet një shtet i lirë, demokratik dhe Evropian, ashtu siç e dëshiruan luftetarët e lirisë !
Meqenëse nga viti 1987 deri në rënien e tij për liri, dëshmori Nijazi Osmani ka punuar si arsimtar i historisë në Shkollën Fillore, « Afërdita » të fshatit Kishnapole, është nderë që kjo shkollë ta merrë emrin e dëshmorit, Nijazi Osmani. Është e domosdoshme që një nismë e tillë të përkrahet parezerva nga të gjitha institucionet kompetente. Kjo është nderë dhe përgjegjësi për të gjithë !