Kryetari Haliti priti përfaqësuesit e projektit KCF, u diskutua për finalizimin e Inkubatorit të Biznesit
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën komunale të Arsimit dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka pritur në takim znj. Vesa Shehu dhe z. Taulant Ahmeti.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të IAAP, si dhe të Shkollës së Mesme Teknike “Jonuz Zejnullahu”, për të cilën janë të dedikuara investimet në kuadër të këtij projekti.
Gjatë takimit është diskutuar për ecurinë e punimeve në kompleksin e Inkubatorit të Biznesit në Viti, të cilat ndodhen në fazën përfundimtare. Ky projekt do të krijojë hapësira moderne për arsim profesional, aftësim praktik dhe zhvillim të ndërmarrësisë lokale.
Kosovo Challenge Fund (KCF) synon rritjen e mundësive për punësim dhe lidhjen e arsimit profesional me tregun e punës, ndërsa mbështetet nga Gjermania përmes KfW Development Bank.
U theksua se funksionalizimi i këtij kompleksi do të krijojë mundësi të reja për të rinjtë dhe do të ndikojë në zhvillimin ekonomik lokal.Aziz Zuka




