Gjilan

Dega e LDK-së në Gjilan mbledh strukturat

Postim i degës së LDK-së në Gjilan

Zhvilluam takim me strukturat e Degës së LDK-së në Gjilan, me qëllim të riogranizimit, ristrukturimit dhe mobilizimit, përfshirë nëndegët, forumet e komisionet sektoriale, në frymën e deklaratës së Kuvendit së 31 janarit.

LDK është më unike se kurrë dhe po punojmë në vazhdimësi për bashkimin e qendrës së djathtë dhe bashkimin me qytetarët për të mbrojtur vlerat e demokracisë.

Parimi i meritës, uniteti i brendshëm, hapja ndaj të rinjve dhe përfaqësimi qytetar, ndihmon në krijimin e frymës së përbashkët për familje e Republikë.

Ndërkohë, është shqetësuese se Gjilani, si qendra më e madhe në Anamoravë, vazhdon të përjashtohet nga kujdesi i qeverisë qendrore në investime.

Vetëm me rikthimin e LDK-së në udhëheqjen e qeverisë qendrore, do të ndodhë edhe rikthimi i kujdesit për Gjilanin në investime komunitare!

You Might Also Like