Libri

Nënë

Edon Syla

Nënë, a fjetën fëmija mbrëmë?
Nuk i pashë, e pata shumë rëndë,
Më i lehtë dheu se tradhtia,
Ah, më vrau pas shpine “Dashuria“.

Nënë, i fala atij shumë Dashuri,
Nga ajo lindën dy fëmijë ,
Se s‘më do s‘ma tha në sy,
Për t‘më vrarë dha dhe pasuri.

Nënë, këtu nuk jam e vetmuar,
Edhe shumë si unë kanë përfunduar,
Njëherë zërin e kishin lëshuar,
Kufirin e “Burrit“ kishin kaluar,

Nënë, si do ta përballojnë vallë Fëmija?!
Do i përcjellë gjatë tragjedia?
Nuk do i mundoj tek ti uria,
Do t’ju mungojnë ledhatimet e mia.

Nënë, mësoni shumë djemtë e mi,
Se gruaja nuk asht pronësi,
Asaj i duhet shumë dashuri,
E ajo e kthen edhe ujin përpjetë për ty.

Nënë, u thuaj vëllezërve të mi,
Me gjak duart mos me i përly,
Do të këtë për mua drejtësi,
Ai do të jetoj me turp në gji..

Nënë, paska qenë Djall,
Ai që të gjitha ia kam falë..

You Might Also Like