Futboll

Në shtatë ndeshje radhazi në Gjilan, Prishtina nuk ia arriti t’i shënojë gol Dritës

Jo që nuk fitoji asnjëherë, jo që nuk arriti që t’i marrë ndonjë pikë, por nuk ia doli që në ndeshjet ndaj Dritës në Gjilan së paku të shënojë një gol. FC Prishtina, ekip me nam, që nga viti 2022 nuk ia ka dalë të prek rrjetën e Dritës në shtatë ndeshje.

Kjo e dhënë dëshmon për forcën e Dritës në ndeshjet kur luan si vendase ndaj ekipit bardh e kaltër nga Prishtina.

Pra bilanci në shtatë ndeshjet e fundit të zhvilluara në Gjilan ndërmjet Dritës dhe Prishtinës është:

Drita – Prishtina 1-0

Drita – Prishtina 3-0

Drita – Prishtina 1-0

Drita – Prishtina 3-0

Drita – Prishtina 2-0

Drita – Prishtina 2-0

Drita – Prishtina 1-0

Statistikat: Drita 7 fitore, 0 barazime, 0 humbje, gola të shënuar 13, gola të pësuar 0.

Statistikat: Prishtina 0 fitore, 0 barazime, 7 humbje, gola të shënuar 0, gola të pësuar 13. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like