Arsim Halili
SHKRIMTARËT E KOSOVËS LINDORE SIPAS VLERËSIMEVE STUDIMORE TË ANTON NIKË BERISHËS
“Të shkruarit është praktikë historike e të lexuarit që është bërë e dukshme”, Roland Barthes.
Qasja e studimeve të Anton Nikë Berishës tregon për një përzgjedhje leximesh rigoroze me vlerë estetike e artistike.Trajtimet kritike-studimore, brenda këtij kompleti veprash, gjegjësisht vëllimet VIII dhe IX, prezantojnë disa nga emrat meritorë që janë përfaqësues të Kosovës Lindore, si: Ramadan Musliu, Ibrahim Kadriu, Mirko Gashi, Sabit Rrustemi, Ramadan Rexhepi etj.
• Qasja shumëdimensionale e krijimtarisë së Ramadan Musliut
Anton Nikë Berisha paraqet një analizë të veçantë mbi mënyrën se si poeti Ramadan Musliu ndërton një diskurs letrar që shënon hapësira të reja të mendimit poetik.Berisha, në studim, thekson:
“Poezia e Ramadan Musliut s’ka nevojë për fjalë të mëdha e për retorikë pa vlerë.”
Kjo gjë tregon qartë se Berisha e interpreton artin poetik si një lloj të shikimit të brendshëm, jo thjesht sipërfaqësor.Teksti poetik i Musliut është një organizim autonom: ai nuk është vetëm bartës kuptimesh, por një entitet që krijon realitete të reja artistike.Teoricieni Xhonatan Culler shkruan:
“Duke trajtuar letërsinë e vjetër ose bashkëkohore, autori jeton në histori, ndërsa shoqëria futet në tekst.”
Musliu është një urë mes modernitetit poetik evropian dhe traditës letrare shqiptare.Poezia e tij nuk është imitim, por vazhdimësi aktive, një proces i pasurimit dhe përpunimit të prirjeve moderniste — si abstraksioni, metafizika, fragmentimi — të cilat poeti i gërsheton me rrënjët e kulturës shqiptare. Berisha bën vërejtje duke theksuar si është e mundur që poezia e Musliut Berisha bën vërejtje, duke theksuar se si është e mundur që poezia e Musliut nuk është trajtuar në rrafshin teorik dhe estetik sa duhet nga kritika letrare e vendit tonë. Neglizhenca e bërë tregon sa shumë ka humbur kritika për mospqasjen ndaj veprës së tij.
“Mjerisht, poezia e këtij autori nuk u vështrua si e tillë. Pra, poezia e Ramadan Musliut është shumë më e vlefshme. Të gjithë ata studiues që do të merren mirëfilli me poezinë e tij, do të binden për vlerat e shumta dhe të mirëfillta poetike…”
Aftësia e Musliut është se ai di t’u japë zë dimensioneve ku gjuha e zakonshme dhe teksti poetik i tij bëhen instrument për shfaqjen e atyre ndjesive, dyshimeve dhe enigmave që s’kanë vend në diskursin racional. Berisha thekson se poeti Musliu krijon një model të poezisë moderne të arrirë artistikisht, gjë që, mjerisht, disa poetë nuk e arrijnë. Andaj Berisha nuk i quan as poezi, por vetëm renditje vargjesh pa kriter estetik e artistik.
• Kontributi metatekstual për veprën e Ramadan Musliut
Le t’i referohemi një thënieje të Pindarit:
“Deri më sot vetëm librat i kanë ikur vdekjes dhe kanë përmbushur atë që Paul Éluard e definon si shtytje të artistit.”
Megjithëse Ramadan Musliu nuk është më në mesin tonë, vepra e tij jeton dhe vlerësohet. Vokacioni i tij si kritik letrar ka qenë frytdhënës; andaj, për këtë arsye, Anton Nikë Berisha e ngre në një rrafsh tjetër punën e tij si kritik i mirëfilltë.Musliu shërben si një ndërhyrje e domosdoshme në sistematizimin, shpjegimin dhe riinterpretimin e mendimit kritik shqiptar, duke e vendosur atë në kontekstin e duhur të modernitetit letrar dhe të zhvillimeve teorike bashkëkohore. Kjo hapësirë e dialogut të heshtur shkencor tregon se tekstet e Musliut nuk mbeten të izoluara, por komunikojnë brenda një rrjeti më të gjerë jo vetëm letrar, por edhe gjuhësor, për të cilin Berisha thotë:
“Ramadan Musliu e vështroi marrëdhënien e letërsisë përballë realitetit konkret dhe ndërtimin e një realiteti tjetër përmes gjuhës dhe të shprehjes poetike.”
Berisha sqaron se Musliu evolucionin e letërsisë shqiptare e kërkon përmes një leximi kritik me instrumente bashkëkohore, duke iu shmangur qasjeve konvencionale, si dhe interpretimeve ideologjike që dominuan për një kohë të gjatë në kritikën shqipe.Kritika e Musliut është modernizuese, si dhe synon të emancipojë mënyrën se si lexohet dhe analizohet teksti letrar. Musliu nuk kënaqet me qasjet formale; përkundrazi, ndërthuren diskurset kulturore, përvoja historike dhe universi poetik individual.Konstatimi i Berishës tregon se mendimi kritik i Musliut të mos mbetet i fragmentarizuar, por të paraqitet si sistem konceptual i plotë.Në këtë rrafsh, Musliu ndërton një diskurs të ri që i lidh ato me zhvillimet më të gjera të teorisë letrare.
• Vlerësimi i Anton Nikë Berishës: Ramadan Musliu si model i guximit intelektual.
Ramadan Musliu shfaqet si një ndër personalitetet më të rëndësishme të publicistikës shqiptare në vitet ’90.Ai e përdori fjalën e shkruar si instrument të së vërtetës, duke sfiduar propagandën anti-Kosovë dhe politikën e padrejtë si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.Guximi i tij intelektual, qartësia e mendimit dhe integriteti moral e bëjnë publicistikën e tij jo vetëm dokument historik, por edhe model të përgjegjësisë qytetare dhe akademike.Në optikën e Berishës, Musliu mbetet shembull i intelektualit që e vendos të vërtetën mbi çdo interes tjetër, një figurë e domosdoshme për të kuptuar rezistencën kulturore dhe politike të shqiptarëve në fund të shekullit XX.
• Tragjikja në poezinë e Mirko Gashit sipas Anton Nikë Berishës
Njëri nga emrat përfaqësues të letërsisë nga Kosova Lindore dhe jo vetëm, pa dyshim është poeti Mirko Gashi.Krijimtaria artistike e Mirko Gashit paraqitet përmes një diskursi që paradoksalisht ndërtohet mbi ‘të pamundurën e përhershme’, siç e citon edhe autori Berisha:
“Ç’është e vërteta, Mirko Gashi bën objekt trajtimi çështje dhe mëdyshje të ndryshme që lidhen me fatin dhe me tragjiken e kohës së plagosurme fatin dhe me tragjiken e kohës së plagosur.”
Gashi i vë në funksion të artit poetik mitet; kjo gjë, sipas Berishës, tregon se me sa elokuencë poeti di ta bëjë edhe zhvendosjen e këtyre miteve në poezinë e tij.
“Një aspekt të rëndësishëm të poezisë së Mirko Gashit e përbën koncepti i zhvendosjes së kuptimeve parësore, të miteve të trashëguara nga tradita për dukuri e qenie të ndryshme, sidomos për ato demoneKështu, për gjarpërin e shtëpisë, për kalin e varreve, për zogjtë e Shtimfalit, për ujin, si elemente përbërës të krijimit të universit (bashkë me zjarrin, ajrin dhe dheun), marrin kuptime të tjera.”
Sipas Berishës, kuptojmë se poezia e Mirko Gashit paraqet një dramë të thellë ekzistenciale.Nga leximi i këtij studimi mund të konkludohet, sipas Berishës, se ai na mëson ta lexojmë këtë poezi jo vetëm si dekor stilistik, por si dëshmi të luftës së njeriut me vetveten dhe botën.Prandaj, për Berishën, padyshim se Mirko Gashi është një nga zërat më origjinalë dhe më universalë të poezisë sonë.
•Vokacioni poetik i Ibrahim Kadriut
Krijimtaria letrare e Ibrahim Kadriut gjithmonë ka qenë pjesë e vëmendjes së kritikës letrare. Anton Nikë Berisha përzgjedh një nga veprat më të arrira të tij në zhanrin poetik, “Netët e Karadakut”.Berisha thekson se kushti i vetëm dhe i padiskutueshëm është kriteri estetik dhe niveli artistik.Kadriu duket se hyn te ata shkrimtarë që e plotësojnë këtë kriter.Berisha nënvizon faktin se Kadriu hedh dritë mbi një poezi të ngarkuar me simbolikë, dramë të brendshme dhe thellësi të lartë shpirtërore.Kadriu është poet i kërkimit të përhershëm, i dhimbjes dhe i dashurisë, i cili përmes vargut përpiqet të rindërtojë ekuilibrin e humbur të njeriut.Poezia e Kadriut, në objektivin studimor të Berishës, nocionin e dashurisë e koncepton përtej asaj individuale dhe erotike, pra shumëdimensionale, brenda llojit me tragjikën dhe dramatikën, e që, në një formë a tjetër, është për secilin poet një lloj katharsisi, për t’i shkarkuar energjitë e akumuluara ndonjëherë edhe jo shumë në favor tonë.Tekstualisht, Berisha shprehet:
“Në poezinë e Kadriut, si koncept, dashuria është shumëkuptimore dhe lidhet me dukuri të ndryshme. Poeti ynë shpreh dashurinë si një ndjenjë të fuqishme dhe gjithëpushtuese.”
Berisha vëren se konceptet në poezinë e Kadriut nuk paraqiten si nocione të ngrira, por si kategori të hapura që lidhen me dukuri të ndryshme jetësore dhe shpirtërore.Kjo e orienton leximin drejt një poetike dinamike, ku domethënia ndërtohet në shtresa dhe rishfaqet në forma të ndryshme.Në këtë kontekst, teksti i Berishës, brenda studimit për veprën poetike të Ibrahim Kadriut, nuk kufizohet në përshkrimin e motiveve, por ndërton një kornizë interpretimi ku poeti paraqitet si krijues i një bote ku konceptet lëvizin, zgjerojnë kuptimin dhe i japin poezisë një densitet të veçantë semantik.
•Mbi qenësinë poetike të dashurisë të Sabit Rrustemit
Kur flitet për poezinë, sidomos atë të dashurisë, nuk përjashtohet njëri nga poetët më produktivë, siç është Sabit Rrustemi.Kjo gjë nuk i ka ikur vëmendjes së Anton Nikë Berishës.Është e qartë se poeti Rustemi është zhbirues deri në thellësi të këtij lloji artistik, andaj me të drejtë Berisha thekson në studimet e tij se kjo poezi i takon një udhëtimi të brendshëm, një gërmim në thellësitë e shpirtit njerëzor.Poezia e dashurisë nuk mund të mbetet vetëm në kornizat e një motivi sipërfaqësor, por krijon një gjendje në dy anë segmentare të kundërta të vetënjohjes.
“Në qenësi, kjo poezi është gërmim dhe zbulim i shpirtit të njeriut, sidomos atij të dashuruarit, që është pushtuar dhe tundet nga fuqia magjike e dashurisë.”
Në këtë rast, Berisha konstaton se poezia e Rrustemit, respektivisht ajo e dashurisë, nuk mund të interpretohet ndryshe, pos si një shfaqje e unitetit njerëzor, apo thjesht një transformim psikologjik i vetvetës.Në studimet për veprën e Sabit Rrustemit, studiuesi Anton Nikë Berisha e vendos se poeti është përfshirë brenda një tradite të konsoliduar dhe një vije frytëdhënëse letrare.
“Sabit Rrustemi është vazhdues i traditës letrare të trajtimit poetik të dashurisë, ku krijuesit e shumtë, me veprat e tyre, e shprehën dashurinë në përmasa të qenësishme, jetësore e kuptimore.”
• Gjuha figurative në prozën e Ramadan Rexhepit
Ramadan Rexhepi, ndonëse i mungoi rrethi krijues dhe miqtë e tij shkrimtarë e kritikë, megjithatë ishte dhe mbetet në qendër të vrojtimeve kritike nga ana e studiuesve të njohur të letërsisë.Secila vepër e tij ka veçantitë e veta, por për studiuesin Anton Nikë Berisha, vepra më e arritur artistikisht e Rexhepit mbetet “Kumbanorët”.Mënyra e trajtimit të narrativës, qoftë të ngjarjeve apo të veprimeve të personazheve, me gjuhën dhe stilin e lartë poetik e bëri studiuesin Berisha ta trajtojë në thellësi veprën “Kumbanorët”
“Në tregimet e veta, Ramadan Rexhepi përmbushi synimin ku dukuritë dhe idetë e ndryshme, dramat që cilësonin jetën e njerëzve të gjuhës dhe të gjakut, shqiptohen përmes një gjuhe figurative, një sistemi komunikues.”
Sipas Berishës, shkrimtari Rexhepi nuk imiton modele të huaja; ai ndërton një botë letrare autentike. Origjinaliteti është një nga arsyet pse Berisha zgjedh të analizojë “Kumbanorët”, e cila hyn pikërisht në këtë kategori. Ajo shquhet për një gjuhë figurative të pasur, për origjinalitet stilistik dhe aftësinë për të komunikuar drama të thella njerëzore në mënyrë simbolike.Këto elemente e bëjnë veprën të vlefshme për studim kritik dhe Berisha e sheh si një kontribut të rëndësishëm në letërsinë shqiptare.
(Përfundimi):
Në përmbyllje të këtij punimi, pohojmë se Anton Nikë Berisha përzgjedhjen e këtyre shkrimtarëve nga Kosova Lindore e paraqet me një arkitekturë të qëndrueshme interpretimi për letërsinë shqipe.Ai bën të mundur që letërsia e kësaj trevës të marrë vendin e merituar në hartën e letërsisë shqipe.Kjo e bën kontributin e tij jo vetëm studimor, por edhe kulturologjik dhe
______________
Ky vështrim letrar u lexua në edicionin e gjashtëmbëdhjetë të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, më 22 nëntor 2025, ku u vlerësua kompleti 10 vëllimësh “STUDIME LETRARE të zgjedhura”, i prof. dr. Anton Nikë Berishks, organizuar nga Arsw Clubi “Beqir Musliu” dhe Biblioteka e Qytetit, “Fan S. Noli” e Gjilanit.




