Leonora Bruçaj
MË THANË…
Më thanë njerëzit
Që ti ke vdekur
E unë, prapë jetoja me ty
Më thanë…
Se ti prapë jeton, e unë prapë
Vdisja për ty!
Me thanë njerëzit
Që jeta është dashuri
Ti s’mund të jetosh pa të
Ajo mund të jetojë pa ty!
Mall e vrer gjej në shpirtin tim
Për ikjen tënde,
dhe për kthimin pa dashje
Si ike nga kjo botë e acartë
duke më lënë …..,
E unë,
kurrë nuk u gëzova prej asaj ikje të pabesë
Që atëherë mbeta e zhveshur në këtë botë
Kurrë s’po e gjej një leckë të thurur,
ta vë në gjoksin tim
Të dal rrugëve në ketë qytet
Që hëna natën s’e ndriçon…
Ti!
Ike dhe more me vete fustanin e kuq të thurur nga vuajtjet për ty!
Unë!
Mbeta nën hijen e drurit të tharë, duke u lutur për kthimin tënd!
Leonora Bruçaj