Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hysenit dhe Shoqatës Kulturore “Ditët e Agimit” në Zhegër, kanë vazhduar aktivitetet e manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026″.
Në këto aktivitete ishin përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, Konuna e Gjillanit, subjektet politike e të tjerë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se
sot në Zhegrën e tij, aty ku lindi shpirti i lirë që do t’i jepte dritë maleve tona, u bëmë bashkë për të përmbyllur “Ditët e Agimit”.
“Sikur jeta të mos ishte ndërprerë në altarin e atdheut, komandant Katana, sot do të festonte ditëlindjen e tij të 63-të. Në këtë 3 maj, ne nuk kujtuam vetëm një komandant që theu kufijtë e padrejtë me forcën e grykës së pushkës. Ne kujtuam poetin që e shkroi lirinë me vargje para se ta vuloste me gjak, dhe artistin që pikturoi të ardhmen tonë me ngjyrat e sakrificës”, tha Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, theksoi se nga fushat e sportit te vargjet e rinisë, Zhegra dhe Gjilani frymuan këto ditë me energjinë e tij.
“Lavdi e përjetshme Komandantit Agim Ramadani”, tha kryetari Alban Hyseni.





