Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të nderojë me titullin “Doctor Honoris Causa” Z. Daniel Müller, FAR Avocats AARPI.
Ky titull i lartë akademik i ndahet Z. Daniel Müller, FAR Avocats AARPI, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm profesional, juridik dhe akademik, si dhe për rolin e tij të rëndësishëm si këshilltar dhe avokat i Republikës së Kosovës në procedurat këshillimore para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Ceremonia solemne do të mbahet më, 6 maj 2026, në ora 11:00, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në amfiteatrin A34.
Ftohen mediat dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë ceremoni solemne.Ο





