Në Kampionatin Mesdhetar të Bowllingut 2026 në Zagreb të Kroacisë, pata nderin dhe privilegjin të përfaqësoj Kosovën dhe ta përmbyll këtë garë me medaljen e artë.
Ky sukses është rezultat i një pune të vazhdueshme, përkushtimi dhe sakrificave ndër vite. Çdo stërvitje, çdo sfidë dhe çdo moment i vështirë kanë kontribuar në këtë arritje.
Një ndër momentet më të paharrueshme ishte kur himni i Kosovës u dëgjua në sallë ,një çast që më mbushi me krenari dhe emocion të thellë.

Falënderoj trajnerin tim për kontributin e tij, punën e palodhshme dhe pasionin me të cilin çdo ditë e çon përpara sportin e bowlingut në Kosovë.
Faleminderit ekipit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme dhe emocionet e veçanta që ndamë së bashku atë ditë.
Faleminderit Federatës së Bowlingut të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme.
Jam mirënjohëse për mbështetjen e familjes dhe të gjithë atyre që kanë besuar në rrugëtimin tim.
Ky sukses më motivon edhe më shumë për të vazhduar përpara dhe për të synuar arritje të reja.
Krenare gjithmonë të përfaqësoj Kosovën.





