Futboll

𝗣𝗿𝗲𝘀𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶 𝗭𝘂𝗸𝗮 𝘃𝗶𝘇𝗶𝘁𝗼𝗻 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝗻 𝗻ë 𝗔𝗻𝘁𝗮𝗹𝗶𝗮

Presidenti i klubit, Florim Zuka ka vizituar ekipin në përgatitjet që po zhvillohen në Antalia të Turqisë.
I pari i klubit është informuar nga afër në lidhje me fazën përgatitore e cila është duke u kryer në tokën turke.
Zuka ka përshëndetur edhe futbollistët, teksa u ka uruar atyre suksese në fazën përgatitore dhe ndeshjet miqësore të cilat janë në plan për t’u zhvilluar.
Në vizitë te ekipi ishin edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës me ç’rast u informuan për fazën përgatitore dhe diskutuan për projektet në ardhje që kanë të bëjnë me klubet.
Antalia, Turqi
25 janar, 2022

You Might Also Like