Teatër

SHPALOSJE PËRJETIMESH NGA BURGJET SERBE: 𝐐𝐀𝐑𝐊 𝐈 (𝐏𝐀)𝐌𝐁𝐘𝐋𝐋𝐔𝐑 𝐁𝐔𝐑𝐆𝐉𝐄𝐒𝐇

𝐐𝐀𝐑𝐊 𝐈 (𝐏𝐀)𝐌𝐁𝐘𝐋𝐋𝐔𝐑 𝐁𝐔𝐑𝐆𝐉𝐄𝐒𝐇
Shfaqje performative e bazuar në rrëfimet e Enver Dugollit, të përmbledhura në librin “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”
Produksion nga Molla e Kuqe NGO
E premte | 31.07.2026 | 𝟐𝟎:𝟎𝟎
Në 𝐓𝐞𝐚𝐭𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭
Hyrja e lirë
Në kuadër të aktiviteteve të kalendarit “Ditët e Mërgatës”, më 31 korrik, n’Teatrin e Gjilanit shpalosen përjetimet e Enver Dugollit dhe të burgosurve të tjerë shqiptarë në burgjet serbe, gjatë një prej periudhave më të errëta të historisë së Kosovës: në vitet e fundit të pushtimit, gjatë bombardimeve dhe luftës, që nga organizimi i dhunës sistematike ndaj të burgosurve politikë shqiptarë e deri te përpjekjet për eliminimin e tyre.
Shfaqja, e ndërtuar mbi parimet e teatrit dokumentar, ndërvepron ndërmjet librit si dëshmi dhe fjalës si ngjarje skenike; ndërmjet traumës së izolimit dhe mekanizmave të represionit; ndërmjet interpretimit dhe asaj që vështirë mund të thuhet. Rezistenca shfaqet si prani e vazhdueshme, ndërsa imazhi bëhet akt skenik që përpiqet të artikulojë gjurmët e një masakre mizore.
𝐈𝐧𝐭𝐞𝐫𝐩𝐫𝐞𝐭𝐨𝐣𝐧ë: Afrim Muçaj, Artan Geca
𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐚: Yll Berisha
𝐃𝐫𝐚𝐦𝐚𝐭𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢: Alban Beqiraj
𝐒𝐤𝐞𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐚: Mentor Berisha
𝐊𝐨𝐬𝐭𝐮𝐦𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐚: Fjolla Mani
𝐃𝐢𝐳𝐚𝐣𝐧𝐢 𝐢 𝐧𝐝𝐫𝐢ç𝐢𝐦𝐢𝐭: Skender Latifi

You Might Also Like