Sportet me dorë

KV Drita (meshkujt) shënojnë fitore në neshjen e fundit të stinorit vjeshtor

KV Drita e ka fituar ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor edhe atë me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj KV Lubotenit.

Ndeshja është zhvilluar në Palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, ku KV D|rita ishte mysafire.

Ka qenë kjo një lojë tejet e mirë nga të dy palët, me shumë paqartësi deri në fund, kur djelmoshat që udhëhiqen nga Fatlum Hajrizi ishin shumë më të përqendruar në setin e fundit, andaj me plotë meritë morën 2 pikë, derisa një pikë shkon për ekipin e Lubotenit.

Me këtë fitore, KV Drita është në zonën e play-offit. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like