Sporte të tjera

Turneu Memorial i Shahut “Astrit Dehari” mblodhi shahistë nga vendi e rajoni

Në nderim të jetës dhe kujtimit të Astrit Deharit, sot në Gjilan u mbajt Turneu Memorial i Shahut “ASTRIT DEHARI”, i organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës dhe i mbështetur nga Komuna e Gjilanit.
Ky memorial bashkoi shahistë nga vendi dhe rajoni, duke e kthyer garën sportive në një takim përkujtimi e respekti për Astritin. Përmes aktiviteteve që mbajnë emrin e tij, kujtimi për të përcillet edhe te brezat e rinj.
Prania e babait të Astritit, deputetit Avni Dehari, i dha këtij aktiviteti një emocion dhe domethënie të veçantë. Familjes Dehari i shpreh respektin dhe solidaritetin tim të përhershëm.
Falënderoj Federatën e Shahut të Kosovës, të gjithë shahistët dhe të pranishmit që u bënë pjesë e këtij memoriali dhe nderuan kujtimin e Astritit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Astrit Deharin!

You Might Also Like