Komunikacion

Policia e trafikut: 24 gjoba për përdorim të telefonit mobil

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Gjilan, 20 nëntor 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 13.11.2026 – 19.11.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e njëzet e një (1521) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete si:

· Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

· Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për kohë të caktuar ndaj pesëdhjetë e dy (52) ngasës.

· Shqiptuar tridhjetë e gjashtë (36) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,

· Shqiptuar njëzet e katër (24) gjoba për përdorim të telefonit mobil.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit në rast aksidenti me dëme të vogla materiale ruani qetësinë, respektoni rregullat dhe bashkëpunoni me njëri-tjetrin, fotografoni vendin e ngjarjes, shkëmbeni të dhënat dhe plotësoni e nënshkruani raportin evropian të aksidenteve.

Mbajeni gjithmonë me vete raportin evropian dhe kontribuoni për trafik më të sigurt për të gjithë!

You Might Also Like