E reja nga Gjilani, Eni Ademi, nxënëse në Gjilan, ka shkëlqyer në “Mozarthaus” në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë, duke marrë titujt First Grand Prize (Vendi i Parë) dhe Young Talent Award.
Kjo virtuoze, që luan në instrumentin e pianos, nën udhëheqjen e mentores së saj, maestro Dafina Bajrami, po shënon suksese kudo, kurse ajo është pjesë edhe Piano Balkan Academy, nën udhëheqjen e maestro Giuseppe Devastato.
Kësaj radhe, Eni, në Grand Final – Gala Concert, të mbajtur në ambientet madhështore të Mozarthaus Vienna u kurorëzua me First Grand Prize (Vendi i Parë) dhe Young Talent Award, duke i pëlqyer tej mase jurisë dhe publikut vjenez.
“Ky sukses është rezultat i talentit, punës, përkushtimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të njerëzve që po e ndihmojnë në rrugëtimin e saj muzikor”, thonë prindërit dhe mësuesit e saj, duke i falënderuar të gjitha ata që po kontribuojnë në sukseset e Eni Ademit, emër për të cilin do të shkruhet edhe më shumë në të ardhmen dhe e cila që tani ka bërë emër në muzikën klasike. /kryelajmi.com/.





