Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilan, kampion vjeshtor në elitën e volejbollit Kosovar, do të marrë pjesë në Kupën e Pavarësisë që do të mbahet për nder të 28 nëntorit – Ditës së Flamurit.
Ekipi bardh e kaltër nga Gjilani, në ndeshjen e parë për kundërshtar do të ketë ekipin nga kryeqytetit
Shqiptar Klubi Sportiv Tirana. Ndeshja do të zhvillohet ditën e premte, më 27 nëntor me fillim në ora 18 e 30 në Pallatin e Sporteve “ Tomorr Sinani”. /kryelajmi.com/.





