Sportet luftarake

Nart Klaiqi, kampion i Kosovës në Karate për grupmoshën U-18

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë është mbajtur Kampionati Shtetëror I Kosovës në karate për kadetë, juniorë dhe karateistë nën moshën 21-vjecare.

Në një konkurrencë të fortë, karateisti nga Gjilani, Nart Klaiqi, që është karateist I Karate Club Emperors nga Gjilani ia ka dalë që të stoliset me titullin kampion në kategorinë U-18 në peshën deri në 68 kilogramë.

Me gjithë se kishte ndërruar kategorinë, Nart Klaiqi ka treguar lufta të pëlqyeshme, duke zënë vendin e parë, që është një sukses I jashtëzakonshëm I këtij të riu, I cili pos në sportin e karatesë është tejet I suksesshëm edhe në futboll, duke qenë pjesë e SC Gjilani për kategoritë e reja.

Ky sukses do të ishte I pamundur pa punën e palodhshme të këtij sportisti të vyer, por edhe të trajnerit të tij, ish-kampionit Elhami Shabani dhe stafit të trajnerëve të Karate Club Emperors. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like