Artisti Qamil Llapashtica hap ekspozitën personale “Përtej dritareve” në Gjilan
Në kuadër të aktiviteteve kulturore për 28 Nëntorin, në Galerinë e Artit Pamor në Gjilan është hapur ekspozita personale “Përtej dritareve”, e artistit Qamil Llapashtica.
Përmes kësaj ekspozite, artisti sjell një këndvështrim artistik mbi mënyrën se si secili individ e percepton botën përreth, duke e shndërruar dritaren në simbol të shikimit, përjetimit dhe interpretimit të realitetit.
“Secili prej nesh ka një dritare nga e cila e sheh botën”, është mesazhi që përcjell kjo ekspozitë, duke i ftuar vizitorët të shohin përtej asaj që duket dhe të zbulojnë dimensione të tjera të artit dhe jetës.




