Gjilan, 27 nëntor 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 20.11.2026 – 26.11.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e shtatëdhjetë e dy (1572) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete si:
· Hetim i katër (04) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për kohë të caktuar ndaj pesëdhjetë e tetë (58) ngasës.
· Shqiptuar njëzet e pesë (25) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
· Shqiptuar tridhjetë e tre (33) gjoba për përdorim të telefonit mobil.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!





