Komuna e Vitisë, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka shpërndarë sot 45 spërkatëse për fermerët e komunës së Vitisë, me qëllim të mbështetjes së tyre dhe lehtësimit të punëve në sektorin e bujqësisë.
Në ceremoninë e shpërndarjes mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin e Drejtorisë se Bujqësisë Naim Pira. Kryetari Haliti me këtë rast theksoi se përmes këtij mekanizmi synohet të lehtësohet puna e fermerëve dhe të rritet efikasiteti në kryerjen e aktiviteteve të tyre bujqësore.
Ai theksoi se Komuna e Vitisë do të vazhdojë të mbështesë fermerët përmes projekteve dhe pajisjeve të ndryshme bujqësore, duke kontribuar kështu në zhvillimin e bujqësisë dhe fuqizimin e ekonomisë familjare të fermerëve.Aziz Zuka





