Futboll

Betim Halimi te FC Olimpik Donetsk e Ukrainës

 

Portieri I talentuar,  Betim Halimi, tashmë është bërë pjesë e dhe ka vesh  fanellën e skuadrës ukrainase, Olimpik Donetsk. Anëtarë i Premier Ligës Ukrainase.Përforcimi i katërt i skuadrës së Olimpik-ut gjatë këtij dimrit është portieri Betim Halimi.

Portieri 22-vjeçar, nënshkroi kontratë për një periudhë prej 3.5 vjetësh. Betimi do të paraqitet me numrin 12-të.

Betimi është i lindur në vitin 1996, i gjatë 202 centimetra dhe ka mbrojtur ngjyrat  e Vllaznisë së Pozharanit e ka luajtur edhe për Dritën, Hajvalinë dhe Trans Narva (Estoni).

“ I sapoardhuri në Olimpik, ka lindur në qytezën  e Pozharanit. Betimi kaloi trajnimet në Turqi së bashku me ekipin tonë. Është portier me një perspektiv të madhe”, bëhet e ditur nga klubi ukrainas, që garon në Superligë e këtë lajm e ka konfirmuar edhe vet Betimi në faqen e tij zyrtare në FB. Urime dhe suksese Betim Halimi.Aziz Zuka /Kryelajmi.com/

You Might Also Like