Është rregulluar hapësira para zyrave të Drejtoratit për Administratë dhe asaj për Shërbime Publike për personat me aftësi të kufizuara, e cila ofron qasje të lehtë dhe të barabartë.
Derisa ditë më parë aty është lëshuar në funksion edhe ashensori i ri për personat me aftësi të kufizuara.
Janë rinovuar e krijuar edhe tualetet për këtë kategori.
Po ashtu tashmë personat me aftësi të kufizuara, marrin shërbime të shpejta në sportelin e veçantë të Gjendjen Civile.
Fadil Ademi, ushtrues detyre i shefit të sektorit të Gjendjes Civile në Drejtoratin e Administratës në Komunën e Gjilanit, tha se disa punë kanë kosto të vogël, por pesha dhe rëndësia e tyre janë të mëdha.
“Sigurojmë qasje të barabartë dhe të lehtë në hyrje të Drejtorisë së Administratës dhe Shërbimeve Publike, duke krijuar kushte më të mira për të gjithë qytetarët. Vazhdojmë me kryetarin Alban Hysenin”, tha Fadil Ademi.


